Aktualitet
Sa vlen Albin Kurti në Maqedoni? – Andi Bushati
Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë Maqedoninë. Akuzat janë se ai po përçan partitë shqiptare vendase, se po kërkon të ndikojë në rotacionin e pushtetit për zgjedhjet e përgjithshme të 8 majit, se po tenton të eksportojë në rajon, krizën e pazgjidhur të përplasjes me ndërkombëtarët në vendin e tij. Shkak për këtë është bërë përkrahja që Vetëvendosja i ka dhënë opozitës shqiptare në Maqedoni dhe pjesmarja e disa anëtarëve të saj si kandidatë në garën e pas dy muajve.