Connect with us

Politike

Sali Berisha zyrtarisht në arrest shtëpie

Ish-kryeministri shqiptar dhe lider aktual i opozitës, Sali Berisha, është zyrtarisht në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, ku vendimin e ka marrë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Lajmi ne perditesim

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.

Report Tv mëson se vendimi ekzekutohet menjëherë nga ana e policisë. Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.
Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.

Lajmi në përditësim…

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa! SPAK dhe Policia ta kontrollojë

Vendimi1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

A do ta zbatojë Berisha masën e arrestit të shtëpisë? Ja si përgjigjet avokati i Berishës

1703937199_gjokutaj.jpg
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas masës së arrestit për Sali Berishën u pyet nëse do ta zbatojë vendimin e gjykatës. Avokati la të kuptojë se Berisha do ta zbatojë masën e se ndodhet në banesë.
‘Kjo nuk është pyetje… do ta zbatojë apo jo, ai ndodhet në banesë. Tani bëni pyetje që është për të bërë. Do të ketë mbikëqyrje policore.’- tha avokati.Berisha në arrest shtëpie, Rama: S’merrem me dikë që është non grata nga SHBA! Nuk shoh ëndrra si dënohen njerëzit

1703934859_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit është pyetur pak para vendimit të GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka asnjë koment me dikë që është shpallur non grata nga SHBA.

‘S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.’- tha Rama.

Politike

Rezoluta antikorrupsion/ Sula: Nëse nuk preket SPAK dhe GJKKO, jam i gatshëm të jap votën time

Opozita ka ende një qëndrim të paqartë në lidhje me rezolutën antikorrupsion, lidhur me faktin nëse do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm me mazhorancës. Ndërkaq deputetë të Berishës janë shprehur kundër, megjithëse grupi i Rithemelimit ka vendosur për abstenim.

Lidhur me këtë ka folur në “Real Story”, deputeti Dash Sula ka deklaruar se nëse nuk preket SPAK dhe GJKKO, është i gatshëm të jap votën e tij.

 “Do më falësh për modestinë, nuk jam natyrë që mburrem, në kuptimin që të fryhem, por kam fituar një eksperience nga politika dhe nuhatja ime është që bie erë gjëja. Edhe këtë nuhatje e kam pasur që kur kam qene i ri në politikë, që prej 2008, ndryshimet kushtetuese, nga aty ka filluar ky rrënim i kësaj demokracie hibride deri më sot. Pa mbushur të dyzetat e viktimave të 5 marsit 2008, u bë marrëveshja e madhe që është e turpshme. Argumenti i vetëm që thuhej atëherë ishte që ne do duhet të kemi ndryshime të forta kushtetuese, për një arsye të vetme që të mos na vijnë në kuvend kriminelët. Të quaje të fortë Paulin Stërkajn në atë kohë… e turpshme që në shekullin e 21 u desh të kishte në një vend të Europës një ligj për të pastruar vetë parlamentin. Dhe tani, po bëj avokatin e djallin se gjërat kështu nisin gjithmonë.

Zërat e ligë thonë se nuk do doja ta përdorja fjalën pazar mes opozitës dhe mazhorancës. Nëse nuk do të preken dy organe SPAK dhe GJKKO, unë jam i gatshëm që votën time ta vë në dispozicion në luftën kundër korrupsionit. Do ishte shumë e ndershme që bashkë me projekt-rezolutën ne të dinim dhe kam sfiduar dje kryetarin e grupit parlamentar të PS dhe gjithë mazhorancën, çfarë objekti ka. Këto tentojnë të ngrenë një komision të posaçëm i cili do të ketë anëtar të mazhorancës dhe opozitës, i cili do tentojë që drejtuesit e komisioneve të pavarura do ti thërras ky komision nën emrin”, u shpreh Sula

Continue Reading

Politike

Berisha: Rama po manipulon Censusin. Po regjistron si të gjallë të vdekurit

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie”, duke iu drejtuar mbështetësve të tij, akuzoi Kryeministrin Edi Rama ka ka shtyrë përsëri publikimin e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës.

Berisha tha se Rama po i trajton shqiptarët jo si njerëz, por sikur të ishin banorë të një pularie.

“Ky armik i egër, ky Çubrilloviç i shqiptarëve, që shpopulloi këtë tokë më shumë se çdo pushtues tjetër, ka 6 muaj që regjistron si të gjallë të vdekurit tanë.

Ka 6 muaj që shndërron regjistrimin e popullsisë në regjistrat e Çiçikovit, një personazh i Nikola Gogolit.

Ka 6 muaj që përpiqet të fshehë krimin më makabër të kryer në histori ndaj kësaj toke, zhbërjen, shpopullimin e 1.1 milion shqiptarëve në qeverisjen e tij 10-vjeçare.

Nuk ka krim më monstruoz kundër shqiptarëve se ky. Nuk ka shërbim më të madh ndaj armiqve të kombit se sa ky shpopullim.

Nuk ka ndëshkim mbi tokë që nuk meriton Edi Rama për këtë shpopullim të tmerrshëm që rendit Shqipërinë fill pas Sirisë.

Siria ka 10 vite në luftë të egër civile, kurse Shqipëria, shqiptarët edhe ata kanë 10 vite. Nuk përballen me ISIS-in, nuk përballen me diktaturën e Asadit, por përballen me formën më të keqe të diktaturës. Me diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së tyre.

Në qoftë se ka në historinë e kombit dhe në historinë e botës nj vërtetim absolut se diktatura e bandave, krimit, drogës dhe vjedhjes është forma më e egër e diktaturës, modeli, shembulli më autentik është Shqipëria nën sundimin e Edi Ramës.

Është Shqipëria që paraqitet para fëmijëve të saj, para bijave dhe bijve të saj si një tokë e ndaluar, për të mos thënë si një tokë e mallkuar”, tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Sula e thotë hapur: Dumani s’ka lidhje me çështjen “Berisha”, po e sulmojnë pa arsye

Deputeti Dash Sula ka thënë në emisionin “Real Story” se kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka theksuar se nuk ka arsye pse Berisha dhe politikanët pranë tij e sulmojnë. Sipas Sulës, prokurori është i pavarur.

“Zoti Berisha dhe ata politikanët e tjerë pranë zotit Berisha, pse sulmojnë Altin Dumanin? Ai nuk kas asnjë lloj lidhje me çështjen e zotit Berisha. Zero. Që do të thotë prokurori është i pavarur.

Në një kohë që të gjithë të hetuarit, të gjykuarit, janë nga mazhoranca, në një kohë që mazhoranca bën rolin e të mirit si një teatër. Unë po të them që ka prokurorë të caktuar që nuk janë imunë.

Unë nuk mendoj tani që SPAK është 100% i saktë, por po flasë për parimin. Duhet të kesh një standard të qartë. Nuk mund të ekzistojë që një prokuror i SPAK kushdo qoftë nuk thellohet në hetime për një ministër, për një drejtor, i cili mund të akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të miliona eurove në një kohë që merr shpërdorim detyre, në një kohë që është e pamundur që ai të ndodh të gjithë aktin kriminal të miliona eurove. Nuk mund të ndodhi”, tha Sula.

Continue Reading

Politike

Beleri flet nga burgu për mediat greke: U bë grusht shteti që unë të mos merrja detyrën

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për median greke “Alpha” duke dhënë mesazhin se ai vazhdon të qëndrojë në burg në mënyrë të paligjshme.

Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet nga radhët e partisë së kryeministrit greke Kyriakos Mitsotakis tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai e quajti “padrejtësi dhe hall ”burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himarjot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

Siç theksoi ai ”në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar”

“ Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë ”, tha Beleri.

Fredi Beleri iu referua edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet “ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë. Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himarjotëve dhe grekëve, banorëve vendas”.

Continue Reading

Politike

“Keni frikë se ju ‘helmoj’…”/ Meloni mbron Ramën, RAI3 rikthen dokumentarin për Shqipërinë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një intervistë për RAI3, shprehet se ngritja e qendrave të pritjes së emigrantëve në Shqipëri po ecën përpara.

Meloni nuk ka nguruar të vlerësoi homologun shqiptar Edi Rama dhe tha se ai është sulmuar për këtë marrëveshje padrejtësisht.

Një tjetër pikë vendimtare në qendër të fushatës elektorale për zgjedhjet europiane është çështja e migracionit dhe lufta kundër emigracionit të parregullt, për të cilën Giorgia Meloni bëri marrëveshje me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët që kanë zbarkoi në Itali përtej Adriatikut, një pikë vendimtare e politikës së saj për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore dhe për një menaxhim të ri të trafikimit të migrantëve.

“Projekti në Shqipëri po përparon, do të funksionojë së shpejti. Do të jetë një projekt strategjik. Politika e menaxhimit të migracionit në BE mund të ndryshojë shumë. Më bën shumë për të qeshur që eksponentët e Partisë Demokratike, të cilët më parë na sulmuan se ne po ndërtonim një Guantanamo, tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos. Projekti do të funksionojë dhe mendoj se është strategjik.

 

 

Ky projekt dëshmon se ne po i bëjmë këto lëvizje për të mirën e vendit tonë. Të gjithë duhet të kuptojnë se nëse protokolli me Shqipërinë funksionon siç duhet, do të ndikonte pozitivisht në menaxhimin e duhur të refugjatëve të paligjshëm edhe në nivel europian”, tha Meloni.

Ajo ka shprehur vlerësime për Ramën.

“Dua të falenderoj publikisht Edi Ramën sepse ai ka qenë objekt i çdo lloj sulmi, që kur vendosi që të nënshkruajë këtë protokoll me ne. Fakti që e majta këtu kërkonte përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Europiane që e quan Shqipërinë narko-shtet, fakti që atij i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë, është padrejtësi. Ajo që dëshiron të bëjë Edi Rama është që të ndihmojë Italinë”, tha ajo.

Projekti për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin pritet të nisë nga funksionimi në muajt në vijim, duke pritur në të refugjatët e shpëtuar në det nga policia italiane.

Ndërkohë stafi i emisionit “Report” në RAI3 ka njoftuar se pjesën e dytë të dokumentarit mbi Shqipërinë do e transmetojë në 3 qershor.

Në pjesën e parë, në fokus të dokumentarit ishin lidhjet me krimin, ndërsa u artikuluan akuza në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

Pas publikimit të pjesës së parë të dokumentarit pati reagime të forta politike nga Tirana dhe Roma, ndërkohë Kryeministri Edi Rama i cilësoi si shpifje ato që u cilësuan si lidhje të krimit me politikën apo pjesëtarë të stafit të Kreut të Qeverisë.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” në trailer-in e emisionit.

Trajleri zbulon edhe një detaj, kur gazetarët i kanë refuzuar kafen, me të cilën Kryeministri ka dashur ti tregojë mikpritjen.

“I ripërsëritëm kërkesën për intervistë Edi Ramës që na priti në godinën e qeverisë. Ai na tregoi mikpritjen, por mbeti pak keq kur i refuzuam kafen që na ofroi”, thekson televizioni italian.

“Ishit pak i dyshimtë edhe për kafenë që refuzuat, sepse me atë që keni në mendje mund t’u dukem mbase edhe si autokrati që “helmoj” gazetarët”, shprehet Rama.

Gazetarët e emisionit investigativ në RAI3 kanë paralajmëruar investigim më të thellë lidhur me kampin e refugjatëve në Gjadër.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3”, mbi atë që do të publikohet të dielën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING