Bota
SHBA shtrëngon rregullat për emigrantët, kush aplikon për “Green Card” duhet të kthehet në vendin e origjinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar së fundi rregullat sa u përket aplikimeve për “Green Card”. Në këtë ndryshim të ri parashikohet që të huajt të cilët kërkojnë ndryshimin e statusit të emigracionit të bëjnë procesin nga jashtë vendit.
Njoftimi u bë nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së (USCIS), i cili publikoi një memorandum të ri politikash për procedurat e aplikimit, sipas The Guardian.
Procesi i kartës së gjelbër kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se 60 vjet, duke shënuar lëvizjen e fundit të rëndësishme nga administrata Trump në politikën e imigracionit.
“Një i huaj që ndodhet përkohësisht në SHBA dhe dëshiron një Kartë të Gjelbër duhet të kthehet në vendin e tij të origjinës për të aplikuar. Kjo politikë lejon që sistemi ynë i imigracionit të funksionojë siç synon ligji, në vend që të nxisë boshllëqe ligjore”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS), i cili mbikëqyr USCIS-in.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar , administrata emerikane, ndërmorri edhe kufizime për vizat e studentëve, programet e shkëmbimeve kulturore dhe përfaqësuesit e medias, sipas The Guardian.