Connect with us

Politike

‘SPAK…’, Këlliçi: KESH i paguan miliona € një kompanie fantazmë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar këtë të dielë, aferën e dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri1” dhe “Tigri3” në Vlorë, të cilat rezultojnë me një listë kostosh të majme, por me 0 ditë pune.

Përmes një deklarate zyrtare, Këlliçi, shprehet se KESH i paguan 462 milionë lekë kompanisë offshore për anije që nuk punojnë, ndërsa ka prezantuar edhe dokumente e mashtrimit në lidhje me tenderin dhe kompaninë, ‘Excelerate Renco’, e cila i solli në Shqipëri dhe qeveria e Ramës i dha paratë.

Ai i bën thirrje SPAK dhe KLSH të nisin menjëherë hetimet për këtë, që sipas tij është një mega aferë.

“Këto qindra miliona euro që i jepen cdo vit inceneratorit fantazmë, anijeve që nuk ndizen kurrë, sterilizimit, check-up, e dhjetra PPP-ve të tjera korruptive, janë pikërisht paratë tuaja të cilat duhet të mundësonin rritjen e pagave dhe pensioneve, kushte normale spitalore ku nuk duhet të mungonin ilacet bazike dhe ato të kimio terapive, cerdhe e kopshte të sigurta për fëmijët tuaj, duke bërë të mundur që Shqipëria të mos braktisej cdo ditë nga qindra e mijëra bijë dhe bijat e saj”. I bëjmë thirrje publike z. Altin Dumani, Drejtues i SPAK dhe z. Arben Shehu, Kryetar i KLSH, të nisin menjëherë hetimet për këtë mega aferë financiare e dhe të kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e të gjitha pagesave që bëhen në dëm të buxhetit të shtetit.-shprehet Këlliçi ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Siç mund ta keni ndjekur dhe në mediat televizive apo në emisionin investigative Piranjat, në vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedure emergjente për marrjen me qera të dy anijeve gjenerator. Kjo me justifikimin që Shqipëria ishte në krizë energjetike.

Pavarësisht se në ligjin për prokurimet publike, shpallja e një tenderi emergjent është 10 ditë, KESH, si kontraktor, la afat vetëm 3 ditor, duke bërë shpalljen më 24 Janar dhe duke mbyllur tenderin me 27 Janar. Një fakt ky që çon në dyshime se dy kompanitë fituese ishin paracaktuara.

Një detaj tjetër interesant është se kontrata me dy kompanitë në fjalë, është pa afat dorëzimi. Në asnjë faqe të saj, nuk ka një datë e cila i detyron dy kompanitë të nisin prodhimin e energjisë. Madje anijet mbërritën në portin e Vlorës, në muajin shtator 2022, plot 8 muaj pas nënshkrimit mes palëve edhe pse u deklarua se do merreshin për emergjencë. Pra thënë thjeshtë, një tender qindra miliona euro, i cili u zhvillua brenda 3 ditëve për arsye emergjencë, na solli këto dy anije në portin e Vlorës pas 8 muajsh.

Kjo aferë,për dy vite, 2024 dhe 2025, do t’i kushtojë buxhetit të KESH plot 64 milionë dollarë, plus edhe 205 milionë për naftën dhe disa miliona dollarë për mirëmbajtje, riparime dhe kapacitete depozituese. Në total sipas asaj që shkruan KESH në programin ekonomik, plot 336 milionë dollarë.

Në ofertën që i është dorëzuar KESH-it rezulton se aplikimi është bërë nga firma prestigjioze Excelerate Energy. Oferta shoqërohet dhe me logon e saj, por kur lexon brenda dokumenteve, në certifikatën e regjistrimit shihet se është dhënë akti i regjistrimit i një tjetër firme: Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos, shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership.

Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership, rezultojnë me seli në Delaëare, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, që njihet si parajsë fiskale dhe ruan anonimatin e emrave të pronarëve të kompanive që regjistrohen atje. Thënë shkurt, offshore.

Pra, për ta sqaruar mirë, duket se po vjen një kompani e madhe amerikane me prestigj si Excelerate Energy, por certifikata e regjistrimit është e një tjetër firme offshore, Excelerate Global Operations LLC. Madje dhe firma e përgjegjësit për ofertën e bërë, është e drejtorit të departamentit financiar të një tjetër Excelerate-i,asaj me prapashtesën Limited Partnership, edhe kjo offshore ne Delaware.

Pra mos kemi të bëjmë thjeshtë me një ngatërresë në këtë rast? Aspak.

Truku është i thjeshtë; në dokumentet që duhen firmosur, emri i Excelerate Energy Limited partnership, për efekt titulli shkurtohet në ‘Excelerate’, dhe kujtdo i krijohet ideja se kemi të bëjmë me Excelerate Energy, kompania e madhe amerikane e kuotuar në bursë.

Në realitet jo. Sepse mjafton të bësh një kërkim në faqen e internetit të Excelerate Energy, për të kuptuar se aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë projekt të tyre në zhvillim dhe as nuk ka patur ndonjëherë.

Ndërkohë, Excelerate Energy limited partnership duket se është hapur për vende si Shqipëria, për të lidhur kontrata miliona dollarë me institucione shqiptare, dhe në këto marrëdhënie me sa duket kompania prestigjoze e kuotuar në bursë, Excelerate Energy, nuk ka dashur të përziejë emrin e saj.

Pavarësisht të gjitha këtyre problematikave ligjore, oferta e dy anijeve u pranua menjëherë nga KESH, dhe më datën 4 Prill 2022, kjo e fundit lidh kontratën 2 vjecare me Excelerate Global Operations LLC, që është njëra nga dy Excelerate off-shore, packa se oferta ishte e firmosur nga përgjegjësi tregtar i Excelerate Energy Limited Partnership.

Një mish mash aspak i paqëllimshëm. 

Ardhja e anijeve në Vlorë, u bë nga Excelerate Global Operations, e cila pasi i bleu 15 milionë dollarë, i dha me qera 2 vjeçare për 64 milionë dollarë, duke shkaktuar skandal mbi skandal në këtë aferë. E përtej këtij çmimi, vetë skema mbi të cilën është bazuar e gjithë afera, është një tjetër histori, e mbushur me parregullsi dhe procedura që mbajnë erë.

Mjafton të shihet se si është thurrur një rrjetë merimange mes kompanive, për të zhdukur cdo gjurmë në lëvizjet e bëra. Në fillim, Excelerate Energy Limited Partnership, themelon në Tiranë kompaninë e re Excelerate Albania Holding. Më pas, kjo e fundit, bashkëpunon me Renco SPA, duke krijuar një tjetër kompani, sërish në Tiranë, me emrin Excelerate – Renco FPB.

Bazuar në kontratën e nënshkruar nga palët, kjo ishte një manovër kirurgjikale juridike, që ia delegon përgjegjësinë kompanisë së re që do të krijohet për të zbatuar kontratën, duke përjashtuar nga cdo përgjegjësi të gjitha kompanitë e përfshira më parë në këtë proces.

Pra, një larje duarsh nga cdo penalitet. Këtu jemi në rastin tipik të një zinxhiri kompanish offshore, të cilat funksionojnë për dy qëllime: fshehjen e pronarëve dhe për të krijuar një sistem guacke, që nuk është gjë tjetër, vecse një nevojë për të mbuluar gjurmët.

Ato kanë vetëm emrin dhe përdoren për të bërë lëvizje të shpejta të parave që të humbin gjurmët dhe përfituesit.

Kur anijet mbërritën në Vlorë në shtator të vitit të shkuar, afati që u la për nisjen e punës ishte data 1 janar 2023.

Por dhe pse kanë kaluar 11 muaj nga ky afat, anijet nuk janë ende në gjendje pune. KESH pranon që anijet nuk punojnë, sepse KESH nuk ka përzgjedhur akoma operatorin që do të bëjë certifikimin dhe kolaudimin, edhe pse ishte një procedurë në kushtet e emergjencës dhe si e tillë u tenderua.

Edhe pse ende nuk i ka marrë në dorëzim asetet, pasi ato duhet që më parë të kenë certifikatën që janë në gjendje pune, KESH i paguan 462 milionë lekë të vjetra shoqërisë Excelerate-Renco FPB për zhdoganimin dhe 1.71 milionë Euro për Renco spark, për furnizimin fillestar me vaj lubrifikues që do të përdoret kur të vendosen në punë.

Pra nuk e dimë nëse anijet janë në punë, por blejmë vajin dhe marrim me qira depozita për lëndën djegëse. Me këto shifra, duhet të shpresojmë që anijet më mirë të mos nisin asnjëherë punën, për më tepër që deri në këtë moment që flasim, nuk është kryer ende procesi i kolaudimit të 2 anijeve. Këtë e kanë konfirmuar si Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ashtu edhe KESH, që shprehet se ende nuk është caktuar një palë e tretë e cila do të kryejë kolaudimin.

Por, edhe nëse dy anijet do të nisnin sot prodhimin e energjisë, sërish kjo do të sillte humbje të pallogaritshme, pasi aktualisht çmimi i energjisë te prodhuar aty, është më i lartë se çmimi me të cilin shitet në bursë.

Sot, pothuaj 2 vite pas nënshkrimit të kontratës, çmimi mesatar për 1 megavat orë energji elektrike në bursën Hupex është 113 euro/MËh, ndërsa kosto e prodhimit të energjisë nga dy TEC-et e anijeve është 269 euro/MËh.

Pra, 2.4 herë më e lartë.

Në thelb, marrëveshja që na u shit si çështje e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, ka si produkt dy anije, që sot ende pas 2 vitesh nuk janë ndezur asnjëherë dhe që nëse do të ndizen, do të ndizen vetëm për të kaluar qeraja prej 64 milionë eurosh.

Procedura është bërë në shkelje flagrante dhe të hapur të Ligjit të Prokurimit Publik, duke pranuar një ofertë edhe me probleme të theksuara me dokumentacionin dhe pa aktin e regjistrimit të kompanisë që do të marrë pjesë.

Rrjedhimisht Drejtori i KESH Ergys Verdho ka konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe Shkeljes së Barazisë në Tendera Publikë, duke i sjellë një dëm qindra miliona eurosh buxhetit të shtetit.

Falënderojmë edhe një herë emisionin investigativ Piranjat, i cili ka hedhur dritë dhe ka bërë transparencë mbi këtë aferë, e cila për nga përmasa e abuzimit, mund të krahasohet vetëm me inceneratorin fantazmë të Tiranës.

I bëjmë thirrje publike z. Altin Dumani, Drejtues i SPAK dhe z. Arben Shehu, Kryetar i KLSH, të nisin menjëherë hetimet për këtë mega aferë financiare e dhe të kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e të gjitha pagesave që bëhen në dëm të buxhetit të shtetit.

Të nderuar qytetarë,

Këto qindra miliona euro që i jepen çdo vit inceneratorit fantazmë, anijeve që nuk ndizen kurrë, sterilizimit, check-up, e dhjetra PPP-ve të tjera korruptive, janë pikërisht paratë tuaja të cilat duhet të mundësonin rritjen e pagave dhe pensioneve, kushte normale spitalore ku nuk duhet të mungonin ilaçet bazike dhe ato të kimio terapive, çerdhe e kopshte të sigurta për fëmijët tuaj, duke bërë të mundur që Shqipëria të mos braktisej çdo ditë nga qindra e mijëra bijë dhe bijat e saj.

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING