Aktualitet
Studentët ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete
Mbyllja e disa degëve në universitete të ndryshme të vendit, ka ngritur një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë kryer në mënyrë simbolike homazhe para këtij institucioni. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.
Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit. Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh. Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave. Kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punes dhe nuk i besojne ketyre politikave. Nderkohe studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave.’- u shpreh një student.
Sipas studentëve në shumë degë prioritare po mbyllen, ndërsa askush nuk shqetësohet.
‘Te dashur miq nuk kane kaluar as 24 ore nga postimet e qeveritareve me Flamunj Kuq e ZI, me festime pompoze me salla te dekoruara me shqiponja e me deklarata emocionale atdhedashurie, nderkohe qe ne universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkoder sot po mbyllet, A e dine keta patriote dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales qe formesoi Universitetin Aleksander Xhuvani Elbasan sot ka vetem 2 regjistrime? Durresit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korca mbetet pa histori – gjeografi. Askush nuk shqetesohet per fiziken qe po mbyllet ne Universitetin e Tiranes, a e pyet veten kjo ministre pse te rintje nuk po preferojne as deget prioriteare e as ato themeltare? Prandaj, ne jemi mbledhur ne shenje proteste simbolike te marim pjese ne funeralin e dhjetra degeve ne universitetet e vendit, per te ironizuar indiferencen, keq-qeverisjen dhe lenien ne harrese te arsimit shqiptar. Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin mbi kete situate, te braktisjes, rrenimit dhe pakesimit te universiteteve publike, ku me keto ritme, pas 20 vitesh Shqipëria do te jete vendi i vetëm në botë ku nuk do të ketë nevojë për Ministri Arsimi.
Aktualitet
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.
Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.
Mesazhi i plotë:
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes
“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)
Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.
Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.
Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).
Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.
Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!
Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!
Aktualitet
Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë
Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.
Sipas tij sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.
“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.
Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.
Aktualitet
Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”
Aktualitet
Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici
Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.
Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.
Aktualitet
E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.
Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.
Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
-
Pinknews12 hours ago
Çmenduri/ Romeo dhe Erjola të lidhur bashkë? Graciano plas skandalin
-
Bota12 hours ago
Çnjerëzore/19-vjeçarja lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh
-
Bota15 hours ago
Shoferin e zuri gjumi në timon/ Raportohet për 2 të vdekur dhe 34 pasagjerë të lënduar
-
Pinknews12 hours ago
TRONDITET rrjeti/ Juli shokon Romeon: Kam bërë ALEANCË me Heidin
-
Pinknews16 hours ago
Tension mes Eglës dhe Rozës/ Agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë
-
Pinknews17 hours ago
“Tradhtare”/ Egla shpërthen ndaj akuzave të Romeos: Do më puthësh prapë duart
-
Kosova19 hours ago
DRIDHET Serbia, dy ngjarjet që shkaktojnë tërmetin apokaliptik
-
Pinknews15 hours ago
“Nuk më ka dalë akoma e keqja”/ Egla flet për të atin: Ndërroi jetë kur…