Connect with us

Pinknews

Tradhtoi partneren që ka jashtë? Zbulohet lidhja tjetër e Meritonit me vajzën e njohur të ekranit

Që në hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi që të kishte vajza të bukura në lojë. Natyrisht që me natyrën e tij prej “playboy”, lidhjet do të ishin të parashikueshme.

 

Si një prej beqarëve më të pëlqyer, shpesh jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht që interesi do të ishte më i lartë kur ta shihni 24 orë në lojë.

Por, nuk kaloi shumë dhe Meritoni, ashtu edhe si pritej, gjeti dashurinë. Ai dhe Ilnisa, prej gati 2 muajsh janë çift dhe nga ato çfarë thonë të dy janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin. Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli, doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën. Gjithashtu, i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin te djali i tij, Loari në Austri.

“Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë. Po ta premtoj. Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë. Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor, duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV. Por, Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua. Ishte ky dhe momenti, ku në publik u duk se kjo lidhje sa shkonte dhe bëhej më e fortë, duke u bërë fjalë për dashuri, jo për një flirt kalimtar.

Por, ajo që deri më sot nuk dihej rreth moderatorit nga Kosova është pikërisht lidhja që ka lënë pezull. Ashtu si miqtë e afërt flasin, kur ai u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, kishte një raport të saponisur jashtë. Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.

Megjithatë, vetë Meritoni nuk ka thënë asgjë për këtë histori, duke zgjedhur mos të flasë. Nga ana tjetër, ai nuk ka treguar asnjë histori që ka patur, përveç asaj me nënën e djalit të tij.

Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje. Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.

Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit.

Pinknews

“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi

I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.

Continue Reading

Pinknews

“Pse s’më fute kokë më kokë me Romeon?”/ Kërkesa e Meritonit habit Eglën

Pasi mori vesh se si qëndronte e vërteta e nominimit të saj, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi i ka bërë një kërkesë të papritur Egla Cenos. Moderatori i është drejtuar aktores duke e pyetur se ‘pse nuk e vendosi atë përballë Romeo Veshajt për avantazhin?”. Egla i është përgjigjur se ‘nuk e sheh të rëndësishëm dhe nuk e konsideron’.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Unë nuk gaboj në pyetje, besomë dhe ti e di. I vetmi njeri që të ka ngrohur e ftohur jam unë. Se unë kam qenë real e për atë arsye ti nuk më ke futur mua në nominim atë ditë ‘kokë më kokë’ në avantazh me…

Egla: Doje nominim ti?

Meritoni: Me Romeon, në avantazh

Egla: Pse? Nuk të shoh të rëndësishëm, ta kam thënë gjatë gjithë kohës

Egla: Sepse nuk të konsideroj

Meritoni: Po me mua ke pasur histori

Egla: E mbarova historinë me ty

Continue Reading

Pinknews

Përplasje e fortë mes Arbrit dhe Julit, opinionisti: I ke përdorur gocat

Opinionisti Arbër Hajdari, mendon se Jul Deda ka përdorur vajzat e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ për interesat e tij në lojë. Arbri tha se Juli nuk i jep mbështetje dhe hapësirë vajzave, kur këto ia kërkojnë.

Kjo nuk u prit mirë nga Juli, i cili e vijoi më tej debatin.

Biseda:

Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ato lojtar që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të forta.

Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua ti dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.

Arbër: Mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.

Roza: Është e vërtetë, e kam vënë re

Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.

Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë?

Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.

Juli: Po unë ika mo…

Arbër: Ajo të tha më mbështet.

Continue Reading

Pinknews

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.

Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.

Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.

Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.

Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.

Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

Lajmin e madh Romeo do e zbulojë në studio.

Continue Reading

Pinknews

Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sot në “Big Brother Vip”:

Juli-Erjola-Roza, nga miq në ‘armiq’ të përbetuar!

Graciano-Heidi-Romeo, të qeshurat që shkaktuan furtunën. Kush e teproi?

“I lutesha Zotit të lëvizte”, një rrëfim rrëqethës nga Romeo dhe një surprizë për të

Heidi takon pas shumë kohësh të ëmën

Avantazhi i Eglës, çfarë kanë thënë banorët pas krahëve të saj?

Kush do të shpallet finalisti i parë?

Continue Reading
Advertisement

TRENDING