Connect with us

Politike

‘U legenos për një karrige dhe i shërben Ramës’/ Salianji i ashpër ndaj Berishës

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u përjashtua nga gara e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër kundër Sali Berishës.

Gjatë një interviste televizive, Salianji deklaroi se refuzimi i kandidimit të tij ka vetëm një arsye: frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i demokratëve.

Po ashtu, ish-deputeti i kujtoi Berishës se dënimi i tij me vendim të Kryesisë së PD-së është cilësuar si politik.

Shqiptarët do të thoshin: u legenos për një funksion, një kolltuk, një karrige; u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Berisha nuk e ka mbështetjen e demokratëve. Është një frikacak që i shmanget përballjes me demokratët dhe uzurpon PD-në. Nëse do të kishte mbështetje, Berisha do të hynte në garë dhe do të fitonte me votë.

Me vendim të Kryesisë së PD-së, dënimi im është quajtur dënim politik. Vetë Berisha ka thënë se jam ‘martir i gjallë i demokracisë dhe i fjalës së lirë’. Berisha, për shkak të asaj që quhet regjim, ka problematika shumë më të mëdha me drejtësinë sesa unë. Nuk mund të ndalohesh në parti për shkak të ligjit të dekriminalizimit”, tha Salianji në Report TV.

Më tej, Salianji theksoi se vijimi i drejtimit të PD-së nga Berisha ,përbën një shërbim për qeverinë e Edi Ramës.

Ku ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të ketë përballë njerëz që i ka mposhtur në zgjedhje që nga viti 2013, kur është në pushtet? Unë e kam mundur Ramën; si i shërbej Ramës? Duke bërë burg, duke fituar në Kavajë e Korçë, duke kërkuar të përmirësohet PD-ja”, u shpreh Salianji.

Advertisement