Bota
JO ARME BERTHAMORE, TE RIHAPET HORMUZI
Shtëpia e Bardhë informoi se zëvendës-Presidenti JD Vance është caktuar si udhëheqës i ekipit negociator që do të zhvillojë bisedimet e paqes me Iranin në Pakistan (një vend ky që ka pasur rol kyç në arritjen e armëpushimit 2 javor). JD Vance deklaroi pas këtij vendimi se SHBA dëshiron që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Ngushtica e Hormuzit të rihapet.
Armëpushimi i së martës u arrit vetëm 90 minuta përpara se të skadonte ultimatumi i Presidentit Donald Trump për sulme masive ndaj Iranit. Trump njoftoi marrjen e një propozimi me 10 pika nga Irani që e cilësoi bazë të mirë për negociata, ndërsa tha se dy javët në vijim do të shërbejnë që një marrëveshje finale të përmbyllet, me mosmarrëveshjet e së kaluarës që siç tha, janë sheshuar.
Irani në deklaratën e tij zyrtare më herët gjatë ditës së sotme, që mban emrin e Ministrit të Jashtëm Abass Aragchi, deklaroi se duke marrë parasysh planin me 15 pika të SHBA dhe atë me 10 pika të Iranit si bazë për negociata, Irani do të ndërpresë ‘operacionet mbrojtëse’ duke saktësuar edhe sesi do të hapet kalimi për anijet tregtare në ngushticën e Hormuzit.