Connect with us

Kosova

Vjosa Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për Bordin e Paqes me Donald Trump

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ka përshëndetur deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës për votimin pro angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza, ka kërkuar të njëjtën përkushtim edhe për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Një gjë e tillë, sipas saj, duhet të bëhet të bëhet me urgjencë.

“Në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie, u bëj thirrje të gjithëve që, me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si një mekanizëm i domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni ushtarak, i cili po ashtu forcon sigurinë shtetërore dhe orientimin euroatlantik, garanton sovranitetin, siguron përfaqësim të barabartë dhe krijon mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohjeve të reja”, shkroi ajo në platformën sociale, Facebook.

Advertisement