Connect with us

Bota

Armëpushimi me Hamas hyn në fuqi, Trump: Do dërgojmë 200 trupa amerikane

Pas dakordësisë me Hamasin, qeveria izraelite ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, që përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë si edhe arritjen e një armëpushimi.

Armëpushimi hyn menjëherë në fuqi, siç përcaktohet në dokumentin e nënshkruar në Egjipt të enjten në mëngjes.

Armëpushimi do të monitorohet nga një task forcë e përbashkët prej 200 trupash dhe personeli ushtarak amerikan nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta Emiratet, siç raportoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Për më tepër, Komanda Qendrore e SHBA-së do të krijojë një “qendër koordinimi civil-ushtarak” në Izrael që do të ndihmojë në lehtësimin e rrjedhës së ndihmës humanitare, si dhe ndihmën logjistike dhe të sigurisë në Gaza.
IDF do të tërhiqet në Vijën e Verdhë të treguar në hartat e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet gjallë brenda 72 orëve. Pra, “e hënë ose e martë”, siç njoftoi Donald Trump i gëzuar ndërsa hapi mbledhjen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, pasi të mërkurën në mbrëmje siguroi marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit mbi fazën e parë të planit të paqes në Gaza.
Lajm në përditësim…

Advertisement