Connect with us

Politike

500 000 dollarë/ Basha: Jemi krenar që kemi…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas nxjerrjes së një raporti amerikan ku thuhej se PD ka përfituar rreth 500 mijë dollarë financim në 2017 nga Rusia.

‘Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.’- shkruan Basha,

Lajmi në përditësim…

Rusia financoi PD-në me 500 mijë dollarë në 2017? Genc Pollo: Partia Demokratike të bëjë transparencë për këto para

1663146789_8000GencPollo.jpgDemokrati Genc Pollo, i rreshtuar në krah të Sali Berishës, tha se Partia Demokratike duhet të bëj transparencë mbi “500.000 dollarët rusë të Lulzim Bashës”. Ai tha se kemi të bëjmë me pohime zyrtare që Lulzim Basha atëherë mori financim nga një vend jomiqësor, sidomos sot me agresionin ndaj Ukrainës.Për këtë, Pollo thotë se propozon zyrtarisht Berisha e Flamur Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

“PD të bëjë transparencë mbi “500 000 dollarët rusë” të Lulzim Bashës . Sipas mediave ndërkombëtare një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi se agjencitë e zbulimit të ShBA po informojnë konfidencialisht disa shtete për financimet e fshehta të Rusisë ne favor të politikanëve të caktuar në më shumë se 24 shtete. Ned Price zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së i quajti këto financime të Kremlinit si sulm mbi sovranitetin e këtyre shteteve. Një zyrtar amerikan anonim i deklaroi Agjencisë France Presse se Rusia shpenzoi afro 500 000 USD për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të v 2017. Si deputet i zgjedhur në v. 2017 i kam besuar shpjegimeve publike të asokohe kryetarit Lulzim Basha se në asnjë mënyrë burimi i financimit nuk ka qenë Rusia ose të tjera shtete apo organizata jo miqësore me Shqipërinë (fatkeqësisht organeve partiake nuk ju paraqit siç parashikon statuti raporti financiar vjetor që mund të hidhte dritë mbi detajet e këtyre pagesave). Këto financime kanë ndodhur jashtë buxhetit zyrtar te partisë dhe kanë përdorur guaskat fiskale jashtë vendit tonë. Këtu mund të kemi të bëjmë me parregullsi administrative e ligjore; mbase edhe me shkelje penale.  Por sot nuk kemi thjesht këto probleme të cilat mbeten pjesërisht të pazgjidhura.  Sot kemi të bëjmë me pohime zyrtare amerikane se Basha mori financime në v. 2017 nga një shtet atëherë jomiqësor dhe sot, me agresionin e përgjakshëm kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, nga një shtet armik.  PDSh si partia që historikisht rrëzoi komunizmin dhe e orientoi Shqipërinë drejt Europës e Perëndimit nuk ka asnjë arsye të mbajë të tilla njolla, hije apo dyshime.  Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm. Raporti i auditimit duhet t’u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në websitin e partisë.  Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash partiake nga aksesi në llogaritë bankare deri tek websiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij. Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do e përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.  Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen”, u shpreh Pollo.

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi komentoi lajmin që sipas një zyrtari amerikan, Rusia ka financuar Partinë Demokratikë në vitin 2017.

Në lidhje me këtë Bardhi tha se PD do të qendrojë gjithmonë në krah të SHBA-ve dhe se për këtë duhet të japin llogari ata që kanë qenë në krye të PD-së në vitin 2017.

“Nëse cënohen marrëdhëniet me SHBA-të, PD do të jetë gjithnjë në krah të SHBA-ve. Për këtë çështje referohuni zyrtarëve të PD-së që kanë qenë në krye të PD-së në ato vite.” , tha Bardhi.

Politike

‘Askund dhe asnjëherë’/ Shkëlzen Berisha mohon takimin me Erion Veliajn: E kam neveri

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të gazetarit Ylli Rakipi, i cili deklaroi se para disa vitesh kishte gjetur duke darkuar në një restorant aët së bashku me gazetarin Çim Peka dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha përgënjeshtron deklaratën e Rakipit, teksa sipas tij, ai nuk është takuar kurrë me Veliaj. Ai shkruan më tej se me Veliajn e lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj tij, si dhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tij.

Shkëlzen Berisha bën apel që emri i tij të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës. Po ashtu, ai ka disa fjalë edhe për ata “pseudo opozitaë” siç i quan ai, që mungesën ulëritëse të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milion eurove të inceneratorëve dhe kompanisë “5D”, kërkojnë dëshpërimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Sot lexova per nje trillim te percjelle ne nje studio televizive per gjoja nje takim timin me Erion Veline para shume vitesh.

Se pari sado qesharak pretendimi, ne respekt te vertetes dhe te opinionit me duhet te sqaroj se nuk jam takuar KURRE me personin ne fjale

ASKUND dhe ASNJEHERE.

Me Erjon Veline me lidh vetem neveria ndaj shpifjeve te adresuara nga ai nder vite, ndaj meje, femijeve dhe familjareve te mi.

Se dyti pavaresisht neverise ndaj personit ne fjale, deshiroj qe emri im te mos perdoret si instrument ne luften e brendshme te grupeve e klaneve ne pushtetin e kalbezuar te Edi Rames, qe sot e gjithe diten, helmojne dynjane duke spiunuar e shpifur per njeri tjetrin!

Se treti ky sqarim behet dhe per ata pseudo opozitare qe mungesen ULERITESE te reagimit ndaj vjedhjes se 160 milone eurove ne aferat e inceneratoreve dhe kompanise 5D, kerkojne deshperimisht ta fshehin e justifikojne pas cdo trillimi e shpifje per te bere opoziten e opozites per llogari te pushtetit.

Continue Reading

Politike

Rama është një Veliaj i gjatë

Nga Basir Çollaku

Edi Rama nuk e largon Erion Veliajn nga vetja, si zgjatimi kryesor i tij, bashkëvjedhës kanibal, thjesht duke e prerë nga një foto.

Alarmi është Rama. Veliaj është aksesor për të që ai e heq si fletushkë. Të gjithë brenda oborrit të pushtetit, u fikën dhe nuk po e mbrojnë hajdutin bashkiak që plaçkiste me dijeni e leje të Ramës.

Rama është një Veliaj më i gjatë, më dinak më i pasur e më hileqar. Por ngjajnë në shumë lloj pervesitetesh.

Lidhjet kriminale i kanë në të njëjtën parcelë. Arrestimi i grabitësit bashkiak duhet të jetë paradhoma e prangave të shefit të tij politik. Kjo ndëshkueshmëri nuk zgjidhet me bedelizëm. Lejet e ndërtimit në Tiranë nuk janë firmosur asnjëra pa dijeni-miratimin e Kryeministrit.

Veliajt i duhet të shkërmoqte me drejtorët e tij të gjithë financat publike, sepse nuk e mbante dot qesen me përqindje, ngaqë duhej të paguante taksimin në vendin e duhur qeveritar.

Pema ku do të varet bashkiaku sipas midesë se shefit, ka degë edhe për Ramën. Bashkiaku është një nga provat e inkriminimit ekstrem të kreut të qeverisë. Në Shqipëri dhe nëpër ofshore.

Kjo është provë opozitare edhe për të fshehtat që do përdoren nga palët për të mbijetuar. Kush nuk ka mëkate do të shihet nëse hedh gurë mbi fajtorin. Në këtë zënkë të fundit mes tyre nuk po shfaqet as tutori i përbashkët Alex Soros. Fundja ai ka kryer hallet e tij me blerjet. Është koha për shitje..Rama dhe Veliaj ishin dhe janë PPP e tij.

Me këto dosje të nisura, SPAK ka hapur një shteg përvëlues, që nuk mund ta mbyllë as vetë SPAK.

Continue Reading

Politike

Deputeti i PD kundër Berishës dhe Metës: SPAK, i vetmi mjet shpëtimi për vendin

Deputeti i PD, Dashnor Sula vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Sula tha se SPAK drejtohet nga një prokuror me integritet dhe i ndershëm si Altin Dumani.

Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.

Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë. Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm“, u shpreh Sula, duke shtuar se rezultatet e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika.

 

 

Ola Bruko: Jeni pro zgjatjes së mandatit së prokurorëve të SPAK?
Dashnor Sula: Këto mprokurorë duhet të jenë në detyrë si të gjithë prokurrët e tjerë, jo me afat kohor. Specifika e punës që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë. Nëse nuk kanë garancinë e përmbushjes së detyrave, pasi ikin nga kjo detyrë mund të kenë probleme. Këto duhet të jenë aty në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Deri më sot rezultati është pozitiv, pavarësisht pengesës që i bëhet.

Ola Bruko: Cili është shembulli konkret që tregon se puna e SPAK ka qenë e kënaqshme?
Dashnor Sula: Ne kemi 34 vite. Kanë kaluar mjaft politikanë. Pse nuk ka ecur politika aty ku duhet të shkojë, por mban erë të keqe? SPAK s’ka as 4 vitete aktivitet real. Me zotin Dumani në krye e këtej ka ndryshime thelbësore. Rasti i fundit i thirrjes dhe pyetjes së kryetarit të bashkisë 7-8 orë. Unë kam bindjen që ai do të jetë perosn në hetim, tjetër gjë se çfarë nxjerr hetimi, por indiciet janë mjaft të forta. Një qytetar sot më tha: 10% këta e marrin për tendera, por këta nuk lënë asgjë të lëvizë paraja, që ta marrë biznesi, firmat, por këta i duan të gjitha për vete”. Problematikat janë të mëdha. Veliaj nuk mund të dalë të shesë moral në televizione. Nuk kam asgjë personale me të. Paratë tona i marrin drejtorët e tij, pasurohen, bëjnë hotele me 5 yje dhe të thuash nuk di gjë. Ata dinë edhe orarin e drejtorit kur hyn në bashki, edhe të nëpunësit më të thjeshtë e dinë kur hyn.

Continue Reading

Politike

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hap dyert për personalitetet shqiptare në viset ballkanike

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hapi dyert sot për personalitetet shqiptare të katër shteteve në Ballkan: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si edhe për autoritetet e larta italiane, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit arbëresh, Anselmo Lorecchio.

Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe shefit të diplomacisë italiane,  Antonio Tajani, ishin një simbolikë e bukur e këtij përkujtimi, duke dëshmuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe historike midis Italisë dhe Shqipërisë. “Dëshira dhe mendimi i Anselmo Lorecchios për një Evropë të bashkuar duket sikur sot në këtë vend, në Pologoria, gjejnë vend, sepse janë bashkë Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, – u shpreh Presidenti Begaj në ceremoninë për Lorecchion, që vijoi me inaugurimin e sheshit për nder të tij e më pas me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shprehu mirënjohje arbëreshëve që veç traditës, kulturës, gjuhës dhe vlerave identitare, promovojnë dhe figurat përbashkuese e me vizion për ardhmërinë.

“Anselmo Lorecchio nuk ishte vetëm një patriot, por një urë mes dy botëve, asaj arbëreshe në Itali dhe shqiptare në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin nga luftërat dhe ndryshimet politike, Lorecchio kuptoi rëndësinë e identitetit kulturor, të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve arbëreshe. Ai i mbrojti dhe zhvilloi ato me përkushtim të pathyeshëm”.

Presidenti i Shqipërisë vlerësoi veprën e Anselmo Lorecchios, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë në përpjekjet për pavarësi dhe kontribuoi ndjeshëm në kulturën dhe historinë e komuniteteve arbëreshe në Itali.

 

 

“Ai nuk ishte vetëm një patriot, por ishte një urë midis dy popujve, atij arbëresh në Itali dhe shqiptar në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin, jeta e tij është një testament për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, duke u bërë një zë i fuqishëm për Italinë e më gjerë. Figura e tij na kujton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe ruajtjes së identitetit në një botë që shpesh na shtyn drejt asimilimit dhe uniformizimit”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj vlerësoi ndikimin e Lorecchios me gazetën “La Nazione Albaneze “, e cila luajti një rol themelor në nxitjen e ndjenjës kombëtare dhe në përhapjen e ideve për çlirimin dhe pavarësinë dhe e kombit shqiptar.

Në këtë konferencë, Kreu i Shtetit bëri thirrje për të nderuar të kaluarën e për të ndihmuar në ndërtimin e një ure midis brezave dhe kulturave, duke pasuruar jo vetëm komunitetin, por edhe botën rreth nesh.

Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, edhe ekspozitën kushtuar Anselmo Lorecchios në Pallagoria.

Arberesh2
Arberesh1
Arberesh3
Arberesh4
Arberesh5
Arberesh6
Arberesh7
Arberesh8
Arberesh9
Arberesh10
Continue Reading

Politike

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Pollagorios

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetet arbëreshe në Kalabri ku po zhvillon një tur dy ditor, me ftesë të Institutit për Komunitetin Arbëresh.

Kreu i shtetit, ka marrë titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Pollagorios.

Ajo theksoi se ishte bukur, teksa takon arbëreshë që kanë ruajtur gjuhën.

Aktivitetet e shumta po mbahen në nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Anselmo Lorecchio.


Continue Reading
Advertisement

TRENDING