Aktualitet
Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi.
Shkrimtari u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Jorgaqi ishte skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe kishte marrë titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.
Po ashtu mësohet se ditën e nesërme, në nder të Jorgaqit do të mbahen homazhe nga ora 12:00 deri në 14:00, në Akademinë e Shkencave.

