Connect with us

Aktualitet

Kuzhinieri që u takua me Mbretëreshën Elizabeth

Ismet Shehu, kuzhinieri i njohur shqiptar, së fundmi ka treguar se ai e ka takuar Mbretëreshën Elizabeth II.

Ai tregoi se si disa vite më parë ai u përzgjodh si student që do të shkonte në Buckingham Palace, ku do t’i shërbente mbretëreshës.

Shehu tregon se shumë studentëve nuk u erdhi mirë për këtë arritje të tij, pasi nuk u besohej se një shqiptar do të shkonte në pallatin mbretëror.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria juaj’. Kisha shumë emocion. Ka qenë emocion i veçantë që kur jam përzgjedhur te klasa, ku disa studentëve s’u vinte mirë pse një shqiptar të shkojë të shërbejë në pallatin mbretëror. Emocioni ishte shumë i madh, vetëm brohoritjet që dëgjoheshin nga njerëzit e grumbulluar jashtë pallatit të jepnin emocion të veçantë”, tha ai.

Ai zbuloi edhe pak nga menuja që gatoi aso kohe.

“I gjithë gatimi ka qenë me peshk, me detaje shumë të vogla, salmon, sallata, supë”, shtoi shefi i kuzhinës.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare

Advertisement