Politike
E-mail nga PSE për Metën, reagon Blushi: Në emër të…

Mesditën e sotme në media u publikua një email i ardhur nga adresa e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Europiane Socialiste (PSE), e cila i kishte kërkuar Ilir Metës të mos merrte pjesë në kongresin e kësaj force politike që do të mbahet në 14-15 tetor në Berlin.
Pas publikimit të tij ka reaguar zyrtarisht edhe Partia e Lirisë, e cila përmes sekretarit të përgjithshëm, Tedi Blushi ka bërë të ditur se Meta nuk ka kërkuar të jetë i ftuar në takimin e Berlinit.
Sa i përket emailit që është publikuar në media, Blushi bëri të ditur se emaili i ka shkuar Ralf Gjonit dhe një adrese false të Monika Kryemadhit, që deputetja de nuk e disponon.
POSTIMI I PLOTE:


Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë.
Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!
Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën info@lsi.al, në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: monika.kryemadhi@gmail.com.
Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane!
Dhe nëse ky “Fake News” nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e “gjermanit” që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa!
Edhe shtyllës së turpit do t’i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë!
Ndaj këtë “Fake News” merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë!
Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!



