Connect with us

Aktualitet

ERE vendos çmimin e ri të energjisë

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot për të ndryshuar vendimin për çmimin e energjisë elektrike. Mbledhja sapo ka nisur dhe njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të institucionit.

“Njoftojmë se ditën e premte datë 07.10.2022 do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të EREs, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/ muaj për klientët familjarë për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e datës 23 shtator, ERE vendosi të miratojë propozimin e Qeverisë për rivendosjen e fashës dhe faturimin me çmim tregu për çdo kilovat të harxhuar mbi pragun e caktuar. Por kryeministri Edi Rama doli live në Facebookun e tij, duke u shprehur se qytetarët kishin nisur të kursenin dhe fasha nuk do të hynte ne fuqi në tetor. Më pas, ERE tha se çmimi do të përllogaritej çdo muaj. Kjo deklaratë detyroi Ramën të përgënjeshtronte veten dhe se fasha e re nuk do të niste në tetor, por në nëntor. Ndërkohë që pardje, në Fletore Zytare u botua vendimi i ERE-s për ndryshimin e çmimit.

LAJM I PERDITESUAR

Fasha 800 kilovat/ ERE pezullon rritjen e çmimit të energjisë: Në nëntor do të rishohim situatën! Tabaku: Vendimi të revokohet, rritja nuk justifikohet

TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e bordit të ERE-së.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

Kundër vendimit u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila kërkoi revokim të vendimit. Sipas Tabakut, qeveri apo nëpërkëmb kompetencat e Bordit.

‘Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. Nuk ka asnjë argument që të na ketë treguar ne qeveria. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. U ndjeva keq kur ministrja doli dhe nëpërkëmbi kompetencat që u jep ju ligji. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Nuk mundet qeveria t’u uzurpojë vendimet tuaja. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik.’- u shpreh Tabaku.

Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Rama tha se rënia e temperaturave të nxehta që uli edhe kërkesën nga 17 mijë në 11 mijë kilovat, ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë kanë qenë elementët që kanë ndikuar në vendimin e qeverisë për fashën 800 kwh.

Advertisement

TRENDING