Connect with us

Lifestyle

Anila Kalleshi: Ja çfarë duhet të hani pas aktivitetit sportiv

Rezultatet e stërvitjes nuk varen vetëm nga ushtrimet që bëni, por edhe nga ushqimi që hani pas stërvitjes.
Nëse dëshironi të humbni peshë, është e nevojshme të hani disa racione të vogla para stërvitjes në mënyrë që të shpejtoni metabolizmin dhe të pengoni urinë e tepërt e cila mund të çojë në ngrënie të madhe.
Nëse darkoni menjëherë pas ushtrimeve, racioni juaj duhet të nënkuptojnë një të katërtën e pjatës me proteina të lehta, një të katërtën me perimeve të gatuara dhe gjysmë pjate me perime krudo.
Nëse darkoni disa orë pas stërvitjes, racioni duhet të jetë kos grek dhe fruta të thata apo suplement proteine me qumësht dhe me banane.
Nëse dëshironi trup muskulor, është e domosdoshme që racioni të jetë raporti 3:1 midis proteinave dhe karbohidrateve. Merrni kek të vogël me dy lugë gjalpë kikiriku dhe qumësht me kalori të ulët apo një copë buke me disa feta mish gjel deti dhe sallatë jeshile.
Advertisement