Connect with us

Kronike

Shqiptarët alarmojnë policinë italiane, plagosen dy gra

ITALI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme, në Vittorio Venetom, ku protagonistë ishin disa shqiptarë.

Mediat italiane, shkruajnë se në sherr u përfshinë dy grupe shqiptarësh, të cilët u përplasën me shkopinj bejsbolli, e sende të tjera të forta.

Pas përplasjes disa prej tyre u larguan me makinë, por gjatë arratisë rrugës përplasën një tjetër makinë, duke plagosur dy gra pasi kaluan me semafor të kuq. Makina u ndalua më pas nga karabinierët. Gjatë sherrit mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve dy vëllezër shqiptarë. Ata ndodhen në spital.

Gjatë gjithë natën autoritetet policore kanë marrë dëshmi dhe kanë vijuar punën për të kapur të gjithë personat që u përfshinë në sherr. Shkaqet e ngjarjes në fjalë momentalisht janë të paqarta

Advertisement