Politike
Berisha sulmon Ramën: Ke vënë gangsterë në polici
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. I ndalur tek ngjarja e rëndë e Lear Kurtit, i cili humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, Berisha tha se është e pafalshme mënyra se si kryeministri Rama sipas tij kishte për qëllim të fshihte provat.
Gjithashtu Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme duke bërë me dije se do të përfundojnë me rrëzimin e regjimit.
“Flet e bërtet si të mbrojë krimin. Ti nuk ke qenë aty. Si mund të vërsulesh për të fshehur gjërat. Ky bëhet palë. Secili i ri mund ta pësojë si Leari, e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar. Dje më dërguan një mesazh , ku shkruante: Më morën në komisariat me dhunë. Dhe aty thuhej se një shprehet , Luan e ka emrin, do ta heq qafe këtë. Pra shikoni çfarë kanë futur brenda. Mund të imagjinohet kjo gjuhë. Kjo është policia që krijoi. Vënë gangster në krye të policisë”, tha Berisha.
Gjithashtu kreu i PD, u shpreh se PD do të luftojë edhe për ata që ikin, duke shtuar se rrogat e pedagogëve do të dyfishohen.
“Studentët do të subvencionohen. Çmimet këtu po rrit ky, sepse duke i rritur , rritet fitimi me tvsh dhe është i kënaqur se arka po mbushet. Si? Me qytetarët. Tani s’na ka ngelur gjë tjetër vetë të marrë shembull Kosovën.
“PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. Kauza e Lear Kurtit i përket çdo shqiptari. Ai po kthehej duke folur në telefon. përse do ta ndaloje? Kishte kallashnikov? Ai po kalonte mes rrugës dhe para i dalin banditë për t’i marrë shpirtin dhe nuk i japin ndihmë. Këto nuk mund t’i pranojmë. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie.”, tha më tej Berisha.