Connect with us

Politike

Rama: Viti 2023 do jetë tërmet

TIRANË-16 orë e 25 minuta ka zgjatur mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me ministrat, në të cilën sipas kreut të qeverisë është kaluar në skaner çdo sektor për vitin që kaloi, ndërsa janë miratuar objektivat konkretë të këtij viti, i cili do të jetë më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë. Në fund të fjalës së tij në mbledhjen maratonë, kreu i qeverisë ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. Kreu i qeverisë dëgjohet teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’, duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas dy ditëve të gjata analize të punës dhe prioriteteve të qeverisë përgjatë 2022-it, përmes postimeve në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me publikun objektivat dhe prioritete për vitin e ri 2023. Për Ramën pensionistët dhe kategoritë e personave në nevojë mbeten prioritet i qeverisë, e sipas tij të ardhurat që do sigurohen nga taksa e jashtëzakonshme e qeverisë do shkojnë për këto kategori. Nga ana tjetër, Rama e ka cilësuar një histori suksesi fiskalizimin. ‘Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur me 7% vetëm nga formalizimi’, ka thënë kreu i qeverisë. Për arsimin, kryefjalë e punës mbetet digjitalizimi sipas kreut të qeverisë në janar nis programi i kodimit për 1200 nxënës, ndërsa 984 laboratorë ‘smart’ do të ndërtohen brenda vitit 2024. Rama vlerësoi dhe punën e bërë në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht sa i takon vaksinimit. Për kreun e mazhorancës, në vitin që lamë pas, ecuri të mirë ka pasur bujqësia, sidomos me rritjen e ndjeshme të eksportit  Lidhur me sigurinë në vend, Rama krahason shifrat e 2022 me ato të 2013 kur PS erdhi në pushtet, duke nënvizuar se në vitin që lamë pas u shënuan 43 vrasje, nga 112 që janë regjistruar në 2013. Sa i takon sportit, Rama tha se brenda pranverës do të nisin 3 konkurse ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, ndërsa la të hapur edhe mundësinë e rikonstruksionit të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë. Pas këtij takimi të parë dyditor me ministrat për vitin 2023, kryeministri  Rama të premten do të takojë drejtuesit politikë të PS në qarqe, ku diskutimi do të fokusohet në përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nuk është ministër, por i pranishëm në mbledhje, Ilir Beqaj në takim me Ramën

1672954598_Screenshot3.jpg

Në takimin me ministriat, një prej të ftuarve ishte edhe Ilir Beqaj, ish ministri i Shëndetësisë. Ai ka qenë i pranishëm së bashku me të gjithë kabinetin qeveritar, ku kanë raportuar të gjithë situatën për 2023. Mirëpo, prezenca e tij është e paqartë, pse ka qenë në mbledhje, kur nuk ka një post ministror.

Pas 16 orësh e 25 minuta përfundon mbledhja e Ramës me ministrat, kreu i qeverisë: 2023 do ta bëjmë tërmet

Pas 16 orësh e 25 minutash ka përfunduar mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me ministrat. Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga mbledhja, ndërsa thekson se kanë kaluar në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku. Në fund të fjalës së tij në mbledhjen maratonë, kreu i qeverisë ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. Kreu i qeverisë dëgjohet teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’.

‘Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë.’- shkruan Rama.

Rama: Fiskalizimi një histori suksesi me 100%! Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur me 7% vetëm nga formalizimi

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fiskalizimin si një histori suksesi.

“Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet.

Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur  me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese. Investimet e huaja direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021”, shkruan Rama.

Advertisement