✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Jo vetëm një urim diplomatik, SHBA mesazh të fuqishëm për Shqipërinë në ditën e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës.

Në mesazhin e tij, Rubio shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në çështjet e mbrojtjes dhe të politikës së jashtme.

Mirëpo mesazhi nuk ishte vetëm i karakterit diplomatik. Përveç se urim, ishte një sinjal se lufta kundër grupeve kriminale transnacionale, karteleve të trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre do intensifikohet.

Rubio përmend gjithashtu bashkëpunimin për përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë.

Deklarata e plotë e Marco Rubios: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

overlay-cleverShtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Advertisement