Connect with us

Politike

Rama ‘shet’ Ahmetajn: Të marrë avokat se nuk e ndihmoj dot

Kryeministri e ka hedhur në “gojë” të SPAK ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit pasi u shkarkua nga të gjitha funksionet qeveritare ka dalë nga qarkullimi. Ai nuk është parë as në mbledhjet e PS dhe as në Kuvend. Ndërkohë në media kanë dalë dhe dokumente që e implikojnë në aferën e inceneratorëve.

Prej kohë kishte zëra se raportet mes Ramës dhe Ahmetjat janë ndërprerë dhe kryeministri e konfirmoi sot. Në një emision ai e shiti Ahmetjan, duke deklaruar se ai duhet të gjejë avokat vetë.

Kur e kam nisur luftën për reformën ën drejtësi e kam nisur se që të hapësh rrugën që drejtësia të ketë armë që nuk i kontrollon dot dhe të godasë majtas dhe djathtas. E kam ditur, e kam thënë dhe i qëndroj. Kur numërohen këto raste nuk më vjen mirë, pasi me këta njerëz kam pasur marrëdhënie. Por kjo është gjë që kam kërkuar. Që kush shkel aty ku nuk duhet të përgjigjet. Këtë kam kërkuar. Dhe gjëja që kam thënë, janë në analet e Kryeministrisë, kam thënë se jemi skuadër, por kush gabon rrugës apo i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e skuadrës kërkon dhe qëllime të tjera t’i dalë për zot vetë pastaj. E kam thënë që në kohën kur doli rasti i Tahirit kam thënë që nuk është zyrë avokatie. Ata të marrin avokat vetë”, tha ai.

Rama u tregua madje dhe specifik. Ai ja bëri të artë Ahemtajt që të përballet vetë me drejtësinë nëse janë të vërteta ato që thuhen, pasi nuk e ndihmon dot. “Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtor i imi dhe punuam gjatë. Këto gjëra që dalin, nëse janë të vërteta se do e thotë prokuroria, më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, tha ai.

Rama më pas foli dhe për skandalin me zyrtaren Alda Klosi që ju gjetën qindra mijëra euro. Por ai u mund të dredhonte duke e shitur si një rast që tregon se drejtësia funksionon.

pamflet

Advertisement