Connect with us

Kosova

Kurti nuk është Nostradamus/ Andoni: Kryeministri s’e parashikoi rrjedhën e dialogut

Ndarja e madhe e Fuqive të Mëdha në OKB e ka bërë të vështirë dhe vazhdimisht sfiduese jetën e Kosovës, thotë publicisti Ben Andoni, i cili megjithatë beson te “e ardhmja i përket Kosovës”. Ai thotë se herët a vonë problemet do të përfundojnë, por momentalisht ai e sheh të pamundur që Kosova ta evitojë veton e Rusisë dhe Kinës për të siguruar një ulëse në organizatën më e madhe në botë.

Andoni tha në një intervistë për median në Prishtinë se Kosova do të gjendet sërish para sfidave, edhe pas marrëveshjes eventuale me Serbinë sipas planit franko-gjerman, pasi nuk beson se do ketë ndonjëherë marrëdhënie normale ndërmjet dy vendeve. Sipas tij, kjo ujdi për Kosovën do të sillte “më së shumti një model të ish-Republikës Demokratike Gjermane”. Por, kryeministri Albin Kurti ka një problem, sipas Andonit. Ai tha se se shefi i qeverisë kosovare nuk e parashikoi si duhet rrjedhën që do të merrnin bisedimet, të cilat thotë se tashmë i janë bërë prioritet me një realitet të hidhur para syve. Këtu ai përmendi marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Për anëtarësimin në NATO, Andoni thotë se nevojitet ndihma e Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, ndërsa për anëtarësimin në BE, thotë se “duhet një rrjedhë tjetër”.

Advertisement