Pinknews
‘Suitën nuk e mban dot ti, ndenjët si kalamaj’ Olta përplaset me Kiarën
ava e nominimit mes çiftit Olta- Kiara duket se ka krijuar jo pak tensione mes dyshes, ku nuk kanë munguar as ironia dhe kunjat. Në një bisedë që është zhvilluar ditën e sotme në kuzhinë Olta e ka pyetur vazhdimisht Kiarën se pse kishte zgjedhur suitën si surprizë për Luizin, ndërkohë që dysha nuk qëndron fare aty.
Kiara: Po e mbajta unë, ditën e parë, fjetëm u kënaqëm.
Olta: Ju s’keni ndenjur fare, keni ndenj si shok, si kalamaj. Mund të kishe zgjedhur diçka tjetër se ju më shumë s’po rrini se sa po rrini. Por gjithsesi ajo është gjë e bukur për tu parë në televizor. Megjithatë juve nuk është se ju ka ndihmuar, duket sikur ju ka distancuar.
Kiara: Këto provokime unë nuk i ha më. Që do të më vrasësh mua në pikën e dobët që kemi të dy
Olta: E ke kuptuar dhe ti që ju të dy nuk merreni veshi, keni distancë? Sikur iu mungon një cik kimia.