Connect with us

Kronike

Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, dalin pamjet e lëvizjeve të ekzekutorit para atentatit

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz që ndodhi brenda një kafeneje, ku si pasojë mbetën të vdekur dy shqiptarë në Greqi. Mediat greke raportojnë se janë në gjurmët e autorit që kreu atentatin mafioz ku vdiqën Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat greke, dyshimet e para lidhen me trafikun e drogës dhe një “luftë” që mund të ketë nisur mes palëve. Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”.

Në të njëjtën kohë, frika nga hakmarrja është gjithmonë e hapur në raste të tilla, por autoritetet deklarojnë se janë në gatishmëri për të parandaluar çdo veprim.

Momenti i atentatit është befasues. Në video-dokumentin e ri që ka nxjerrë në dritë newsit.gr, kapen lëvizjet e autorit pak para vrasjes së dyfishtë, si dhe paniku që mbizotëron menjëherë pas sulmit të përgjakshëm.

Burri i veshur me të zeza ka lëvizur nëpër rrugët e frekuentuara të zonës dhe kur ka mbërritur në kafene  pasi ka ekzaminuar të dhënat në çdo detaj, ka lëvizur me shpejtësi dhe ka vrarë 44-vjeçarin që kishte marrë përsipër të vriste dhe një tjetër, mikun e tij që ishte ulur në të njëjtën tavolinë.

Autori ka lëvizur mes tavolinave të jashtme të kafenesë dhe ka qëlluar 5 herë 44-vjeçarin shqiptar dhe bashkatdhetarin e tij 41-vjeçar. Të dy shqiptarët nuk ishin në gjendje t’u rezistonin plagëve të marra dhe dhanë frymën e fundit disa minuta më vonë.

Pak minuta më vonë, siç shihet edhe në pamje, njerëzit që ndodheshin në kafene sapo kanë dëgjuar të shtënat kanë nisur të vrapojnë drejt rrugëve të frikësuar, duke u përpjekur të mbrohen.

Për sa i përket hetimeve të autoriteteve policore, personat e EL.AS duket se janë afër identitetit të ekzekutorit. Madje, ata besojnë se nëse arrijnë të arrijnë te autori, atëherë besojnë se rruga do të jetë e hapur për t’i çuar te porositësi që ka kërkuar kontratën e paguar të vdekjes./Opinion.al

Advertisement