Connect with us

Politike

Mbyllet orari zyrtar i procesit të votimit

Politike

Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen

GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shprehet se Irena Gjoka nuk e mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen dhe shton më tej se kërkesën për përjashtimin e saj ia kanë qepur në pallto e do ia qepin edhe në kostumin veror.

“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.- tha Gjokutaj.

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare. Escbar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Gabriel Escobar: “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”

Continue Reading

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING