Bota
Media ruse për Vuçiç: Po kërcënohet për shkak të arrestimit të policëve nga Kosova
“Autoritetet serbe po marrin kërcënime nga Perendimi” – keshtu shkruan ‘RIA Novosti ruse’, për “ndalimin e policëve të Kosovës në territorin e saj.
Më 14 qershor, sipas agjencisë ruse të afërt me Kremlinin, “tre policë të Republikës së vetëshpallur të Kosovës” u arrestuan në territorin e Serbisë qendrore. Sipas tekstit, autoritetet serbe kanë raportuar se ata janë ndaluar nga pjesëtarë të njësisë antiterroriste (SAJ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Të premten, një gjykatë në Kraljevë u dha atyre 30 ditë paraburgim “me dyshimin për armëmbajtje pa leje”.
“Nuk mund të fle natën, fjalë për fjalë fizikisht. Nuk i kam treguar askujt se çfarë kërcënimesh janë bërë ndaj meje dhe Serbisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës. Më kanë thënë se kërcënimet do të vazhdojnë dhe do ndalen vetem kur te lihen te lire policet” – Tha Vucic disa dite me pare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtojnë ata, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së enjtes në Prishtinë, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Beogradit dhe bëri thirrje për lirimin e policëve.
Ai akuzoi Beogradin për “rrëmbimin” e tyre dhe tha se kontingjenti i KFOR-it të NATO-s “vetëm kishte heshtur”