Connect with us

Shkrime

Zhvendosje e serbëve – shkëmbim territoresh/ Debati MacShane Ker-Lindsay

Ish-ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën Veriore, Denis MacShane dhe analisti e njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, James Ker-Lindsay kanë bërë një debat në rrjetin social “twitter” për veriun e Kosovës si një problematikë të pazgjidhur dhe për ato që sipas tyre do të ishin zgjidhje.

MacShane teksa ka komentuar një artikull të “Financial Times” se si serbët refuzojnë të jetojnë në veri të Kosovës në paqe, ka pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje të madhe ndërkombëtare që lejon zhvendosjen e tyre në Serbi.

Ai ka thënë se s’ka nevojë për “helmin e supremacisë protestante” në Irlandën e Veriut apo për “urrejtjen e Kashmirit” që ta infektojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë Ker-Lindsay e konsideron si problematike idenë e MacShane për zhvendosje të serbëve të Kosovës në Serbi. Sipas tij, një lëvizje e tillë do të vendoste një precedent shqetësues dhe se një marrëveshje për territore do të ishte më e arritshme.

Ker-Lindsay thotë se serbët qëndrojnë thjeshtë në shtëpitë e tyre, dhe pasi bien në gjumë nën kontrollin e Kosovës, të nesërmen zgjohen zyrtarisht nën autoritetin e Serbisë.

MacShane ka reaguar ndaj propozimit të Ker-Lindsay, duke thënë se s’i pëlqen ideja e ri-ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se i pëlqen të ketë sa më pak rrëmujë në rajonet që e dëmtojnë Evropën.

Por sipas Lindsay transferimi i popullatës eshte problematic dhe se një zhvendosje e detyrueshme do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Ai mbetet tek ideja e tij e shkëmbimit të territoreve për të cilin ka konsensus, gjë qe e sheh plotësisht të pranueshme.

Sipas analistit politik britanik, është plotësisht dakord që problemi i Kosovës duhet të zgjidhet si një hap drejt vendosjes së stabilitetit më të gjerë në rajonin e Ballkanit dhe potencon marrëveshje përmes shkëmbimit të territoreve dhe që Serbia ta njohë Kosovën shtet, duke u mbyllur përfundimisht e gjithë problematika

 

 

 

Advertisement