Connect with us

Politike

EMRI/ Rrahman Rraja i turpëruar dorëzoi mandatin, ja kush e zëvendëson në Kuvend

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit ditën e sotme dhe ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta politike. Pasi djali dhe të afërmit e tij kanë dhunuar dy persona, dy ditë më parë në një kafene, Rraja reagoi ditën e sotme për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku dhe i kërkoi falje viktimave.

Ky ishte mandati i dytë i Rrajës si deputetet. Ndërkohë që me largimin e Rrajës nga Kuvendi i Shqipërisë vendin e tij do e marrë një tjetër socialist. Bëhet fjalë Arkend Balla, i cili pritet që të pranojë mandatin e deputetit dhe më pas të bëjë betimin në Kuvend.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Advertisement