Rajon
Vuçiç nuk mund të fshihet pas gishtit/ Analistët për shpalljen Non Grata të Vulin
Lajmi për vendosjen e kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin, në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të marrëdhënieve me Rusinë dhe dyshimit për përfshirje në tregti armësh, krim dhe korrupsion, po shkakton probleme serioze për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sepse nuk mund të fshihet lehtë.
Riparimi i dëmeve filloi dje herët në mëngjes me deklarata të tilla se politika e tij “nuk do të udhëhiqet nga amerikanët, rusët apo dikush tjetër”.
Në sistemet demokratike, kjo pyetje ndoshta as që do të ngrihej, por në Serbi debatohet gjerësisht.
Miloš Beshiç, profesor në Universitetin e Beogradit, vlerësoi për ‘Danas’ se Vulin nuk do të shkarkohet dhe zëvendësohet. Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë dhe tipike për sistemet me parti dominuese.
“Nëse dikush do të zëvendësohej për shkak të presionit të brendshëm ose të jashtëm, kjo do të ishte shenjë dobësie dhe kështu cenohet perceptimi i plotfuqishmërisë dhe forcës së partisëdominuese” – theksoi Beshiç
Pyetjes nëse rrezikon presidenti Vucic konflikt me SHBA-në dhe Perëndimin, ai itha se konflikti me Perëndimin mund të “hekuroset”, por humbja e perceptimit të forcës dhe pafuqisë jo.