Connect with us

Kosova

Bajram Qerkini shpërthen ndaj Kurtit: Mos e nëpërkëmbni luftën e UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po protestohet kundër Qeverisë. OVL-UÇK, së bashku me shoqërinë civile dhe mbështetjen e disa partive politike, po zhvillojnë një protestë kundër vendimeve të fundit të Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga minimale dhe përgjimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Ata njëzëri kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke apeluar që të mos nëpërkëmbët lufta e UÇK-së.

“Po na dëmtojnë këta që po thonë se veteranët nuk meritojnë një pagë minimale, me i mbajtë fëmijët. Kush janë këta? Iu kisha lutë atyre që po rrijnë në karrika të buta, khejunini këtij populli e rahatojenu këtë popull. Ata që nuk rahatojnë popullin mos fjetshin rehat në jastakët e tyre”, tha Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

Ai u shpreh se kjo protestë është e vogël, ndërsa ka apeluar ndaj kryeministrit Albin Kurti se “ai nuk mund t’i gënjejë qytetarët siç ka bërë para dy viteve”.

“Kryeministër, nuk mund t’i gënjesh ata që i ke gënjyer para dy vitesh, edhe ata janë mbushur mend me ditë se kush është Albin Kurti”, është shprehur ai para protestuesve.

Advertisement