Kronike
E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin
Një person është gjetur i vdekur në lumin Drini i Bardhë në Prizren. Policia e ka cilësuar rastin si ‘vdekje e dyshimtë’.
Sipas raportit të policisë, dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se për deri sa ishin duke peshkuar kishin hasur në një trup të njeriut të vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për hetime të mëtejshme.