Sport
Mourinho zbulon të ardhmen e tij te Roma
Jose Mourinho foli për Corriere Dello Sport, duke iu referuar “sirenave” që rrethojnë emrin e tij, si dhe dy propozimeve joshëse nga Al Hilal dhe Al Ahli, që ai të mund të transferohej në Arabinë Saudite.
“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Roma. Gjithmonë kam bërë punën time, pa menduar se çfarë do të vijë më pas. Ndjej se ka respekt dhe vlerësim të madh nga njerëzit e ekipit ndaj meje. Kam marrë dy oferta nga Al Hilal dhe Al Ahli, por i kam njoftuar pronarët e skuadrës se nuk do të largohem. Më është dashur të mbaj premtimin që u kam bërë lojtarëve, pas finales së Europa League, por edhe tifozëve. Ishte një nga arsyet kryesore që qëndrova te Roma, por nuk është e vetmja”.