Kronike
EMRI/ Vrau kunatin e tij, arrestohet i shumëkërkuari nga Italia
Gezim Gjini, i cili fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kërkonin për vrasjen e kunatit të tij në dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.
30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.
Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.