Connect with us

Kronike

Plagosja e efektivit 25-vjeçar, autori kushëriri i kryeplakut të Piluri

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Pilur, ku efektivi Redi Çaushaj mbeti i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.

Çaushaj, me detyrë inspektor në komisariatin e Himarës, edhe pse jashtë orarit të shërbimit ushtroi detyrën e tij për të shuar një konflikt në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”.

Por gjatë ndërhyrjes, 60-vjeçari Theodori Mërkuri e ka goditur të riun me thikë në qafë duke bërë që 25-vjeçari të përfundojë në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Prej mbrëmjes së djeshme iu nënshtrua një operacioni delikat dhe tashmë ndodhet i shtruar në Reaminacion.

Sakaq, mësohet se efektivi i ri ka ndërhyrë për të shuar konfliktin e kryeplakut të fshatit Pilur me një 35-veçar për motive banale.

Gjatë momentit kur po ndante palët, Theodori Mërkuri, i cili është i afërm i kryeplakut e qëlloi policin nga pas me thikë në qafë duke e plagosur rëndë.

Për shkak të errësirës autori mundi të arratisej për tu vënë në pranga 8 orë më vonë teksa u gjet nga forcat e komisariatit Himarë dhe FNSH, i fshehur në një ish-repart ushtarak.

Ndërkohë, mësohet se për inspektorin 25 vjeçar orët e para të kësaj të mërkure ishin të vështira teksa ai po luftonte me jetën sepse për shkak të plagës së marrë kishte humbur shumë gjak. Thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit, për të bërë të mundur mbajtjen në jetë të efektivit Redin Çaushaj.

Gjatë paradites gjëndja e tij paraqiti përmirësime dhe është stabilizuar në parametrat jetikë për momentin

Advertisement