Connect with us

Bota

E zhdukur prej një jave, gjendet 15-vjeçarja shqiptare në Gjermani

15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët prej 11 shtatorit.

Për gjetjen e saj ishin mobilizuar Policia gjermane dhe familjarët ndërsa në rrjetet sociale ishte e publikuar fotografia e saj kudo.

Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë. Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.

Advertisement