Connect with us

Pinknews

Sinan Vllasaliu arrestohet? Ja sa vite burg rrezikon

Këngëtari, Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve. Inspektoriati i ATK-së ka krahasuar deklarimet publike të këngëtarit në evente dhe klube, të cilat nuk korrespondojnë me deklarimet ekonomike.

Akuzat e ngritura ndaj tij sipas inspektorit tatimor, Fidan Tolaj janë bërë bazuar në të dhënat që ATK-ja ka vendosur si detyrime tatimore ndaj Vllasaliut dhe këto bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku ka qenë i ftuar të performojë këngëtari.

Tolaj ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.

Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e ardhur duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.

Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

Gjithashtu, arsyetimi i inspektorit se ‘nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në Diasporë por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve’, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.

Sipas inspektorit, Vllasaliu është paraqitur si tatimpagues i rregullt për vitet 2011-2013 kurse për vitet pasuese 2014-2016 mungojnë këto deklarime.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Advertisement