Aktualitet
‘Po punojmë që palët t’i realizojnë obligimet’/ Meloni në Beograd për dialogun

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në përfundim të vizitës së saj në Beograd, ka thënë se për Italinë është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes europiane. Ajo gjithashtu ka përmendur dialogun Kosovë -Serbi duke theksuar se Roma e mbështet fort këtë proces.
“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vijë deri te realizimi i të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” – ka theksuar Meloni
Italia i është bashkuar Francës e Gjermanisë në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këto tri shtete kanë propozuar një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në takimet që Kryeministri Kurti dhe Aleksander Vuçiq kanë pasur me tre liderët europianë Meloni, Macron dhe Sholz janë zotuar se do ta zbatojnë propozimin e tyre.

