Connect with us

Kronike

U ekzekutua me plumb në qafë, momenti kur vritet Elton Javeri (PAMJET)

Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javerit, atentat i regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar nga “Zëri.ai”.

Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Para automjeteve të viktimë dhe autorit, ndodhet dhe një automjet tjetër tip “Mercedes Benz”, i cili nuk ka lidhje me ngjarjes, teksa drejtuesi i saj ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit që shihet në këtë video. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, 41-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Pas atentatit, Agim (Agli) Gashi dyshohet se u arratis në drejtim të Vlorës dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Autori dhe viktima kishin lidhje krushqie mes tyre, por burime bëjnë me dije se ata janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u shpreh një prej banorëve të zonës për gazetarët./boldnews.

Agim Gashi
Automjeti “Mercedes Benz” i autorit

Kronike

Si dështoi plani për vrasjen e Dor Dulit në ceremoninë mortore të nipit të ish-deputetit të PS

Emisioni Në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi rolin e “Leksit të Druve” dhe lidhjet e tij me grupet e fuqishme kriminale që vepronin në pothuajse të gjithë territorin nga Lezha e Shkodra dhe më gjerë. “Leksi i druve” shërbente si informator, veçanërisht ai faktohet si i tillë në informacionet që ofronte për Dorian Dulin.  

Ndërsa grupi po e kërkon me qiri Dorian Dulin nëpër Shqipëri, një rast i artë duket në sfond.

Ai do të shkonte në varrimin e mikut të tij Indrit Rraja në Fushë-Krujë, nipi i ndjerë i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Indrit Rraja ndërroi jetë nga Covidi

Një ish i dënuar për drogë, mik i ngushtë me Bardhok Pllanaj, që edhe ky u ekzekutua në atentat mafioz në Shkodër.

Shansi për të vrarë Dorian Dulin që nuk ka se si t’u humbasë nga duart, qitësve të tij.Dosja Hetimore

Më datë 22 Gusht 2020 ora 03.00, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

Behari i shkruan: A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen?

I kam të gjitha gati, kam paguar informatorin.

Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja.

I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin.

Astmeri shkruan: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.

Në orën 11.44, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Aleksi i shkruan: Aty i ke, Dorin, Tafilin dhe Ujkanin, ishin të gjjthë, Blerti dhe Bardhi.

Sot ishin të githë, shkojnë edhe për të shtatat. Në orën 5 ka varrimin, une ika se isha me Ardianin.

Behari i shkruan duke i treguar që, drekën do e hanë tek lokali i Dur Bamit.

Preka i shkruan që, e paske vetë situatën në kontroll, se ky ka shkuar si shok burgu, ska lidhje me to.

Është person që është përherë me to por aty te dreka nuk shkon.

Por duket se edhe ky plan për eleminimin e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, dështon.

Për arsye që edhe në këtë rast janë të panjohura për grupin hetues.

Por pavarësisht këtij dështimi, grupi vazhdon të informohet nëpërmjet Aleks Ndrekës, në lidhje me lëvizjet e Dorian Dulit.

Dosja Hetimore

Më datë 17 Nëntor 2020 ora 00.45, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Në orën 06.47 Aleksi shkruan: Ky don me ble një motoskaf dhe sa ta montojë, ka me dal në liqen dhe me një motorr uji të shpejtë e zen dhe s’ka ku me të ik.

Mundësisht me u vesh sikur policët e kufirit.

Preka i shkruan: Super, po takona para se me ia dhënë ti.

Aleksi i shkruan që, jam duke ja blerë unë motorrin se don me e montu në skaf.

Preka i shkruan, po të jap një ide tjetër unë.

Po i vejmë në GPS me numër në të dhe sa herë ka korent jep sinjal se ku është.

Është sa një kuti shkrepse.

Por edhe ky plan për vrasjen e Dorian Dulit nëpërmjet metodës së shpërthimit me eksploziv duke shëtitur me motoskaf në liqen, duket se ka mbetur vetëm një ide në kokën e ekzekutuesve të tij.

Të dëshpëruar, duket se porositësit e vrasjes së tij, kanë tentuar edhe një mundësi të fundit.

Atë të kontaktimit të një killeri me pagesë, siç del të jetë Nuredin Dumani.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e recepsionistit/ Dëshmia e babait të Eraldo Nevruzit: Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para

Emisioni Në Shënjester  i gazetares Klodiana Lala ka zbuluar detaje mbi vrasjen e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit që kishte shkuar të punonte në një hotel në Dhërmi.

Në detajet lidhur me ngjarjen e rëndë përfshihet edhe dëshmia e babait të 31-vjeçarit. Ai dyshon se sherri ka ndodhur për shkak të parave.

Babai i Eraldo Nevruzit

Djali kishte një muaj që qëndronte në Dhërmi. Ai kishte punuar në një lokal, por nga që aty nuk kishte pasur shumë punë, kishte gjetur punë në hotelin ku edhe humbi jetën. Nga biseda me djalin mësova se pronarja e hotelit, që është edhe vjehrra e autorit, ajo i ishte lutur të qëndronte te hoteli i tyre. Ndaj edhe djali kishte vetëm 5 ditë që punonte aty

Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para.

Por a është ky rasti i ngjashëm i recepsionistit Eraldo Nevruzi?!

Pra një shumë parash e humbur që mund të ketë sjellë më tej humbjen e kontrollit nga autori, një nga pronarët e hotelit, Gerald Shehu.

Apo motivi duhet gjetur shumë më larg në kohë. Ndoshta në një njohje të tyren më të vjetër.
Ndërsa grupi hetues mendon se vrasja është planifikuar më herët.

Pasi thuhet se Gerald Shehu e ka marrë veçmas viktimën dhe e ka dërguar në dhomën ku pushonte stafi.

Duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij në vendin e punës.

Aty ku nuk dihet se cila ka qenë biseda midis tyre.

Dhe pse ai është detyruar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë me dy plumba në kokë.

Ndërkohë që Gjykata e Vlorës ka cilësuar si të ligjshëm, ndalimin e dy bashkëpunëtorëve në krim, Daniel Qose dhe David Larti.

Pavarësisht pendesës së tyre të shprehur para trupit gjykues.

Masa e Sigurisë

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fshehë provat e vrasjes së 31 vjeçarit, Eraldo Nevruzi.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas në bagazhin e makinës. Dhe më tej kanë vepruar duke asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, si edhe djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Por a mundet që askush nga stafi të mos ketë dëgjuar krismat, ashtu sikurse deklaruan.

Aty ku thuhet se e para që ka dëgjuar krismat dhe ka njoftuar policinë të ketë qenë një turiste angleze.

Apo të mos kenë parë në ato orë se diçka e pazakontë po ndodhte në brendësi të hotelit?!

Ndërkohë që tashmë i vetmi që mund të hedhë disi dritë mbi atë që ndodhi atë mbrëmje të 6 Qershorit, në dhomën e stafit të Hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku humbi jetën i qëlluar me dy plumba në kokë, është vetë autori i këtij krimi. Gerald Shehu, i cili pritet të ekstradohet së shpejti nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe të tregojë motivet e vërteta që e çuan drejt këtij akti.

Si edhe kqyrja e telefonit të tij, për të parë nëse aty gjenden të tjera prova, që mund të sqarojnë edhe misterin nëse viktima dhe autori kanë pasur një njohje më të vjetër midis tyre.

Continue Reading

Kronike

U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS ku humbën jetën babë e bir, kreu i IMT Lushnje rikthehet në detyrë

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë. GJKKO ka vendosur se masa ndaj Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë.

Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Continue Reading

Kronike

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Viktima një 24-vjeçar, në gjendje kritike dhe pasagjeri

Policia e Vlorës ka dalë me me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar.

Ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht për përplasje me një kamion, sipas autoriteteve policore, fuoristrada tip “Benz” është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës, pasi ka humbur kontrollin drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend shoferi, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasagjeri në mjet, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Përmbyset zetori në Kuçovë, humb jetën drejtuesi 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kuçovë. Mësohet se viktima ka humbur jetën pasi zetori të cilin drejtonte ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë 55-vjeçari ka humbur jetën nga plagët e marra. Ngjarja ka ndodhur sot reth orës 16:45 në rrugën rurale të fshatit Perondi.

Njoftimi i plotë:

Kuçovë/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING