Aktualitet
Flamur Noka: Ju që jeni dakord me SPAK, jeni armiq të Berishës
Analisti Kreshnik Spahiu arsyetoi në studion e Top Story se SPAK ka të djretë me aktet që po ndërmerr, pasi Berisha nuk iu bind vendimit që duhej të paraqitej dy herë në javë në Gjykatë.
Por për Flamur Nokën, Spahiu u tregua i njëanshëm në opinionin e tij pasi sipas Nokës, ai është “armik i Berishës”
Spahiu: Të gjitha palë kanë të drejtë në kërkesat ligjore. Strategjia e mbrojtjes së zotit Berisha e cila godiste të gjitha fazat ishin të ndërtuara mirë. Të gjitha këto aksione politike juridike mund të ndiqeshin deri në fund, por duke ekzekutuar vendimin. Sali Berisha të shkonte në prezencë të policisë gjyqësore atëherë SPAK nuk do kishte hapësirën ligjore…mos ekzekutimi i la hapësirë. Le të gjejë Genci një rast që një qytetar nuk shkon të paraqitet siç nuk bën Berisha. Pse për të duhej bërë përjashtim? SPAK ka të drejtë.
Noka: Ky është një nga armiqtë më të betuar të Sali Berishës.
Noka: Të gjithë këta që mbrojtën aktet e pakushtetueshme janë militantë të regjimit, të gjithë.
Noka: Jeni gabim ju, kush mbron shkeljen e Kushtetutës, pavarësisht mllefit që ka për individin, ëhtë armik.