Connect with us

Aktualitet

Humbën jetën në Angli, shqiptarët në Londër protestë sot për Alfredin dhe Leonardin

Shqiptarët në Londër kanë thirrur mesditën e kësaj të diele dielë një marshim, për dy shqiptarët Alfred Dosku dhe Leonard Farruku, që humbën jetën në qendrat e strehimit të emigrantëve në Angli.

Kjo protestë është njoftuar nga grupet e shqiptarëve që jetojnë në Londër, dhe ndihen të diskriminuar prej qeverisë britanike dhe rregullave të tyre për emigrantët.

Ata thonë se ky marshim është për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që iu bëhen shqiptarëve dhe vdekjeve të rënda që kanë ndodhur brenda një muaji.

“Kjo kauzë na prek të gjithëve”,– thuhet ndër të tjera në njoftim.

Advertisement