Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Tre brigadat serbe që kërcënojnë Kosovën në kufi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se tri brigada të ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. “Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufirit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë gjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën, 300 metra deri në 5 kilometra në brendësi të territorit të Kosovës”, tha ai gjatë një interviste në A2 CNN. Maqedonci ka treguar se këto brigada ndodhen aty prej vitesh dhe janë aty për të kërcënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ai ka folur edhe për rolin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili ishte në krye të një grupi paramilitar serb që sulmoi Kosovën më 24 shtator.

Advertisement