Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Gënjeshtari gënjen sepse është gënjeshtar – Shkrim nga NTV

Një peshkop teksa shkoi për të vizituar kishën e një fshatit, I ra dicka në sy dhe nisi ta kritikojë priftin vendas: Pse nuk bien kambanat për të lajmëruar ardhjen time?” Dhe ai iu përgjigj: Peshkop, ka të paktën një mijë arsye, por e para është se ne nuk kemi kambanë”. Kjo m’u kujtua duke ndjekur gjithçka që po ndodh pas vjedhjes së madhe zgjedhore në Serbi dhe pyetja e vetme është nëse kjo e tanishme është po aq e madhe apo më e madhe se vjedhjet e mëparshme zgjedhore. Opozita po përpiqet të provojë se numri i votave të vjedhura në Beograd është aq i madh saqë ka ndikuar drejtpërdrejt te rezultati. Do të ishte hipokrite t’u kërkonim atyre të dokumentojnë çdo “votues fantazmë”, të hartojnë një listë me emrat e tyre që kanë marrë ndihmë sociale para zgjedhjeve ose euro para qendrave të votimit, apo emrat e atyre që pasi votuan dy here, fotografuan edhe votën. Dëshmi të tilla nuk do të përpilohen kurrë, edhe pse ka një mori provash rrethanore se zgjedhjet u manipuluan.

Advertisement