Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Editorial i ‘Le Monde’/ BE vigjilente ndaj rrëshqitjes së Vuçiçit – Shkrim nga NTV

Në një editorial të numrit të fundit të gazetës franceze ‘Le Monde’, me titull “Loja e dyfishtë e rrezikshme e Sebisë” , analizohet situata e fundit pas zgjedhjeve në këtë vend më 17 dhjetor dhe kujdesi që duhet të tregojë Evropa ndaj regjimit të Vuçiçit. Sidomos pas protestave të opozitës që pretendon për zgjedhje të manipuluara janë forcuar dyshimet për një lojë të dyfishtë me Moskën thuhet në editorial “Evropianët kanë besuar prej kohësh se lidhjet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi i saj ekonomik do ta mundnin retorikën nacionaliste të Vuçiçit. Ata kanë tani çdo arsye për të vëzhguar lojën e tij të dyfishtë me Moskën, me shumë kujdes… Dilema nuk është e thjeshtë, sepse sa më shumë të largohet perspektiva e hyrjejes së Serbisë në BE, aq më tepër Rusia dhe Kina po përfitojnë nga kjo për të zgjatur kthetrat e tyre” – thuhet në editorial.

Advertisement