Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | ShBA-ja dhe BE-ja të vendosur/ Presin themelimin e Asociacionit më 2024

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është këtu për të qëndruar. Më saktësisht, kërkesa për themelimin e tij, me shumë gjasë, do të bartet edhe në vitin 2024. Së paku, në horizont duket se Asociacioni do të jetë kryetema edhe më 2024, pasi ShBA-ja dhe BE-ja po vazhdojnë të kërkojnë themelimin e tij. Hiç më larg se dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier e bëri të qartë se vendi i tij pret nga Kosova themelimin e Asociacionit gjatë vitit 2024. Në një video të publikuar në platformën “X”, Hovenier tregoi se Kosova duhet të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit vitin e ardhshëm. “Në vitin 2024, shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë qe ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dy vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Zbartimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit paraqet hap të madh drejt asaj të ardhmeje” – deklaroi Hovenieri.

Advertisement