Connect with us

Aktualitet

Ja ku e ka çuar Berishën frika e arrestimit-Shkrim nga Spartak Ngjela

Kur ndjek fjalimet e Saliut të izoluar nën akuzë në shtëpinë e tij të kthyer në burg, vjen e të kujtohet Ministria e të Vërtetës nga romani i famshëm i Oruellit me titull – Viti 1984. Komedi e madhe. Edhe Saliu tani shtëpinë e tij po e konsideron si Ministrinë e së Vërtetës në Partinë Demokratike. Por ama Oruelli, tek libri i tij, një individ ish të pushtetshëm si në gjendjen e Saliut, me sarkazëm të lartë artistike e quan JOPERSON. E pra Saliu tani është një joperson, por nuk e kupton dot, sepse frika e arrestit e ka degdisur në delirin se ai po drejton revolucionin për përmbysjen e Edi Ramës. Në fakt, është frika e akuzës, si konflikt i brendshëm i tij, që i ka nxitur delirin e udhëheqësit të revolucionit kundër Ramës. Por, edhe këtu, kuptohet që Saliu është ende me frikë; sepse ai e di që të gjithë goditjen në fillim ia ka dhënë politika amerikane për “korrupsion madhor”, me të gjithë familjen.

Advertisement