Connect with us

Aktualitet

Ju tregoi krimet e Vuçiç dhe Serbisë/ Ata duan luftë – Shkrim nga NTV

Që Serbia mohon krimet ndaj popullatës shqiptare të kryera nga aparati i saj ushtarak e shtetëror gjatë viteve 90’, është një gjë e mbarëditur. Kërkimfalja dhe distancimi i tyre ndaj krimeve monstruozeve, s’ka qenë kurrë në axhendën e tyre politike apo sociale. Ndërkaq të rrallë janë ata serbë, që së paku në sferën politike e publike, e shohin realitetit dhe të kaluarën në sy. Avokati i shquar serb, Sead Spahoviç, duke folur në një intervistë në “Dnevnik”, tha se ajo çfarë ka ngjarë në Reçak “është krim i pastër lufte”. Ndryshe nga ç’e paraqesin autoritetet shtetërore masakrën e Reçakut – ku 45 civilë shiqptarë të pambrojtur u masakruan dhe ekzekutuan në masë – Spahoviç deklaroi se ata janë viktima të krimeve të luftës” që ka kryer Serbia.

Advertisement