Connect with us

Aktualitet

Lajçak merr udhëzimet në Beograd dhe i sjell në Prishtinë – Shkrim nga Enver Bytyçi

Vizita e fundit e emisarit europian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak në Beograd dhe Prishtinë, është komentuar nga profesor Doktor Enver Bytyçi. Ai u shpreh se Lajçak erdhi në Ballkan për të marrë mendimet e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në lidhje me negociatat e zhvilluara ndërmjet zv. Kryeministrit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviçit. “Ecejaket e Miroslav Lajçak në Kosovë dhe në Serbi janë rutinë e punës së tij. Ai është ndërmjetës i Bashkimit Europian në dialogun midis këtyre dy vendeve dhe për këtë shkak ka detyrë funksionale të udhëtojë vazhdimisht në kryeqytetet përkatëse për të afruar qëndrimet e palëve në bisedime.

Sigurisht që udhëtimet e tij kushtëzohen ose diktohen nga bisedimet që bëjnë dy përfaqësueshit në dialog të Kosovës dhe të Serbisë, në të cilat duhen rakordime në nivelin më të lartë. Shkurt Miroslav Lajçak ishte në Beograd dhe Kosovë për të marrë mendimin e Aleksandër Vuçic dhe Albin Kurtit lidhur me dialogun e zhvilluar prej disa javësh në Bruksel midis Bislimit dhe kreut të delegacionit serb. Me siguri që të deleguarit nuk kanë marrë përsipër të mbajnë qëndrim lidhur me disa çështje të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve” – deklaroi Bytyçi teksa dhe përmendi “ankesat” e presidentit serb për Kosovën.

Advertisement