Connect with us

Aktualitet

Daullet e luftës në PD/ Fshehin helmin mes socialistëve -Shkrim nga Lorenc Vangjeli

Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, qetësisë në dukje, portreteve uniformë dhe qëndrimeve një ngjyrëshe në publik, pusi i errët i pakënaqësive, zilive, xhelozive dhe helmit reciprok që shkëmbejnë protagonistët e niveleve më të lartë në qeverisje, është tmerrësisht i thellë. Dhe ky është një pus, të cilin e shohin të gjithë, por askush nuk flet për të. Daullet e luftës disa vjeçare në PD shuajnë zhurmën e rivalitetiteve të fortë në PS dhe qeverisje, plojën e përplasjeve të dukshme dhe të padukshme, nervin e linjave të rivalitetit, shumica dërmuese e të cilave, janë rrjedhojë e ngutit për të qenë sa më pranë qendrës së gravitetit Rama.

Advertisement