Aktualitet
Vrasja e Kurtit/ Serbia zhbëhet nga harta e Ballkanit – Shkrim nga Enver Bytyçi
Para tre ditësh u bë me dije se struktura të caktuara kriminale, me gjasë nga Serbia ose në lidhje të ngushta me Serbinë, kishin përgatitur një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhej për vizitë në Shkup dhe plani për atentat në këtë qytet, njëherësh shqiptar dhe nga ana tjetër kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, dukej një përzgjedhje e kalkuluar mirë. Arsyeja kryesore pse u zgjodh Shkupi për këtë atentat në tentavivë ishte fakti se për këtë akt terrorist mund të krijohej alibia, sipas së cilës atë “e kanë kryer shqiptarët që u zemruan nga ndërhyrja e Kurtit në politikën e këtij spektri politik në Maqedoninë e Veriut”!