Connect with us

Aktualitet

Ndodh çudia/ Ja si Berisha ka dale natën nga shtëpia – Shkrim nga Ardit Rada

Sali Berisha po përjeton momentet më të paimagjinueshme për të pikërisht në fundin e tij. I ndodhur në arrest shtëpie ai po përpiqet që publikisht të tregojë entuziazëm për militantët që i mblidhen poshtë shtëpisë. Por e parë nga sytë e tij më mirë se një dron, prezenca e dëshpëron më shumë se çdo gjë. Me gjasë Noka e Vokshi janë në garë çdo ditë për të siguruar sa më shumë njerëz te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në 17:30, rrugë kjo që mban emrin e një dëshmori komunist, ndoshta më pak i devotshëm se ish-sekretari i Partisë që jeton aty. Nën petkun e “Qytetarit dixhital” që mjeshtërisht e ngriti pasi lotoi tek selia e vjetër për humbjen e pushtetit, Sali Berisha ka thurur shumë mënxyra. S’la ndodhur kurrë që në 11 vite të denoncimeve të tij, të faktohet qoftë edhe një rast i vetë. Nga ai vetë, apo rastësia jo e jo. Por as nga drejtësia e re që demokratët e votuan me te dyja duart në zgrip të afateve.

Advertisement